Sipas një studimi të kryer së fundmi, Spanja vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i turistëve anglezë.
Mbi 13.6 milionë britanikë vizituan shtetin spanjoll gjatë 2018, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme në krahasim me 6.7 milionë turistë që e vizituan atë rreth 25 vite më parë.
Po i njëjti studim arriti të zbulojë se edhe vizitat e turistëve anglezë në Meksikë kanë shënuar një rritje nga 18,778 persona në vitin 1994 në 676,734 gjatë vitit të kaluar.
Ky sondazh u krye nga Abta, një shoqatë angleze e tur-operatorëve dhe agjentëve të udhëtimit, e cila analizoi të dhënat e fluturimeve të International Passenger Survey.
Ky sondazh u mor edhe me analizimin e rritjes së numrit të turistëve anglezë në Bullgari, Kroaci, Francë, Itali, Portugali, etj.
Kështu për shembull, numri i turistëve anglezë në Bullgari është dyfishuar gjatë 25 viteve të fundit, me një rritje që pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti dhe që parashikohet të jetë rreth 16 për qind më e lartë se ajo e vitit të kaluar.
Ndërsa numri i turistë anglezë që kanë vizituar Kroacinë nga është rritur nga 4,757 turistë në 1994 në 486,162 turistë në 2018.
Ky studim zbuloi gjithashtu se turistët anglezë janë më të intersuar të rezervojnë paketa turistike.
Burimi: Daily Mail