Spanja ndeshet me “provën” e autoritetit në Katalonja

30/10/2017 10:21 AM 0 komente

Spanja ndeshet me një provë vendimtare të autoritetit të saj mbi Katalonjën të hënën, kur ministritë e qeverisë rajonale hapen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Madridit, për herë të parë që nga kthimi i vendit në demokraci 40 vjet më parë.

Disa ministra katalanas kanë sinjalizuar se do të refuzojnë të njohin direktivat nga qeveria spanjolle. Aktivistët kanë premtuar të dalin në rrugë dhe të mbrojnë ministrat, shkruan FT.

Oriol Junqueras, ish-numri dy në qeverinë katalanase, shkroi në një letër të hapur në gazetën katalonase El Punt-Avui të dielën duke argumentuar se ai dhe kolegët e tij ishin ende në pushtet pasi u zgjodhën nga populli katalanas.

Por ndërkohë që tensionet mbeten të larta, ka pasur edhe shenja gjatë fundjavës që sulmi i shkëputur mund të jetë duke humbur njëfarë vrulli. Carles Puigdemont, i cili u rrëzua si kreu i qeverisë rajonale të shtunën, bëri thirrje për “opozitë paqësore” për të drejtuar sundimin, por nuk tha nëse ai ose të tjerët do t’i rezistojnë asaj.

Josep Lluis Trapero, i cili u hoq si shef i policisë katalane të shtunën, i bëri thirrje forcës rajonale që të pajtohet me urdhrat nga Madridi.

Tensionet në rajon arritën në një pikë kulmore të premten pasi parlamenti katalanas votoi për t’u bërë një republikë e pavarur. Orë më vonë, Madridi përdori fuqitë e jashtëzakonshme për të shpërndarë parlamentin dhe për të marrë përsipër ministritë e qeverisë. Zgjedhjet e reja rajonale do të zhvillohen në 21 dhjetor.

Politikanët përdorën tubimin për të filluar fushatën për zgjedhjet rajonale në tetë javë. “Është koha për të marrë përsipër rrugët dhe për të marrë kutitë e votimit”, tha Albert Rivera, kreu i partisë së qendrës së djathtë Ciudadanos.

Një sondazh i publikuar nga gazeta kombëtare spanjolle El Pais të shtunën zbuloi se 55 përqind e katalanasve kundërshtonin një deklaratë të pavarësisë nga rajoni, me 41 përqind në favor.

Z. Puigdemont kërkoi që njerëzit të angazhoheshin në një kundërshtim paqësor ndaj vendosjes së autoritetit të Spanjës.

Por ai nuk tregoi se ai ishte ende udhëheqës i një republike të pavarur ose se po formonte një qeveri. Ai tha se të gjithë 150 zyrtarët e shkarkuar do të vazhdonin “të punonin për të ndërtuar një vend të lirë”.

Jorge Galindo, një analist politik spanjoll, thotë se separatistët kanë një “dilemë të vështirë”. Ata ose duhet të pranojnë direktivat e Spanjës dhe të përqëndrohen në fitimin e zgjedhjeve, ose të qëndrojnë besnikë ndaj zotimit të tyre për të qenë të pavarur dhe të rrezikojnë të mos kenë fare pushtet.

Ka kohë që ushqehet frika se vendosja e sundimit të drejtpërdrejtë do të çonte në një fushatë të qëndrueshme kundërshtimi ndaj Madridit. Por kundërshtimi i hapur nga ministrat katalanas dhe ndoshta nga institucionet mund t’i vinte autoritetet spanjolle në një pozitë të vështirë. Ata do të duhet të mësojnë se si t’i zbatojnë urdhrat e tyre pa u mbështetur në forcë, gjë që mund të nxisë rajonin më tej.

Të dielën, zhvillimet politike u dominuan nga një demonstrim i madh kundër pavarësisë në Barcelonë. Rreth 300,000 njerëz sipas policisë marshuan nën parulla që lexonin “Ne nuk do ta lejojmë që Spanja të copëtohet” dhe “Zgjimi i një kombi të heshtur”. Organizatorët pretenduan se më shumë se 1 milion njerëz u bashkuan me marshimin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of