Qeveria spanjolle do të rrisë parashikimet e saj të rritjes ekonomike javën e ardhshme, si pjesë e procedurave për përgatitjen e buxhetit të vitit 2016, tha të premten gazeta e përditshme e biznesit Cinco Dias.
Ministri i Ekonomisë Luis de Guindos referoi në fillim të kësaj jave se ekonomia e Spanjës ishte rritur në afro 4 për qind në gjysmën e parë të 2015, shumë më lart se 2.9 për qindshi që pritej për vitin 2015 dhe 2016.
Banka e Spanjës tashmë ka rritur parashikimet e saj për 2015 në 3.1 për qind, ndërsa ajo projekton se ekonomia do të zgjerohet me 2.7 për qind në vitin 2016.