Spanja ka në plan të rrisë taksat për kompanitë e mëdha dhe njerëzit e pasur për të financuar rritjen e shpenzimeve në kujdesin social dhe në infrastrukturë, si pjesë e buxhetit të vitit 2021.
Qeveria e krahut të majtë po përcakton disa nga planet e saj, pasi më herët në fillim të muajit kishte parashikuar një tkurrje të ekonomisë të dëmtuar nga koronavirusi gjatë këtij viti, ndërsa pritet një reagim i fortë vitin e ardhshëm.
“Ky buxhet nuk mund të shtyhet. Ky buxhet është thelbësor për modernizimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë sonë, ” tha kryeministri Pedro Sanchez në një deklaratë.
Ndryshimet përfshijnë ngritjen e taksës së korporatave në ndërmarrjet e mëdha, taksën e të ardhurave për të pasurit dhe një rritje takse për fitimet kapitale me mbi 200 mijë euro.
Sanchez tha se qeveria do të dyfishojë buxhetin e infrastrukturës dhe do të rrisë pagat dhe pensionet e nëpunësve civilë me 0.9%, në përputhje me inflacionin e parashikuar.
Nëse projektbuxheti merr votat e mjaftueshme për të kaluar në parlament, ai do të jetë buxheti i parë i Spanjës që nga viti 2018, dhe buxheti i parë vjetor i plotë që nga viti 2016. Në vitet e tjera, kishte thjesht një zgjatje e buxhetit të mëparshëm, për shkak të mungesë së shumicës parlamentare./Reuters