Madridi ka gjetur tashmë një formulë që i përshtatet për të bërë një kërkesë shpëtimi – një ndryshim domethënës qëndrimi në krahasim me përpara verës – dhe po pret për faktorë të jashtëm, si psh mënyra se si kjo do të ndikonte vendet e tjera, si Italia.
Një zyrtar i lartë në ministrinë spanjolle të Ekonomisë tha se Spanja nuk kërkon para nga Mekanizimi i Stabilitetit Europian, fondi i shpëtimit të shteteve të eurozonës, por për të do të ishte e përshtatshme të bënte një kërkesë për një linjë krediti, vetëm që të kënaqte kushtet e Bankës Qendrore Europiane, që kjo e fundit të fillonte të blinte obligacionet e saj.
Përpara se kjo të ndodhë, do të duhej të kishte një marrëveshje lidhur me momentet kohore me partnerët europianë të Spanjës – duke hedhur poshtë perceptimet e tregu se arsyeja kryesore për këtë vonesë ishte një hezitim i qeverisë së Mariano Rajoy për të ndërmarrë hapin dëmtues politik të kërkimit të ndihmës. Disa zyrtarë europianë kanë qenë të acaruar lidhur me hezitimin e Spanjës për të ndërmarrë një hap, që do të ishte në të mirë të ekonomisë së saj.