Spanja dhe Kina nënshkruan një marrëveshje biznesi me vlerë rreth 3.2 miliard euro (4 miliard dollrë) gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në centralin aziatik për të rritur mbështetjen ndaj ekonomisë së vendit të tij.
Në një ceremoni në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, kompanitë kineze dhe spanjolle nënshkruan 14 marrëveshje në industritë duke filluar nga telekomunikacioni e deri tek energjia bërthamore e financa.
Rajoy është udhëheqës i fundit evropian që do të vizitojë Kinën për të ‘joshur’ investime nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Kompanitë që morrën pjesë në takime përfshinë bankën më të madhe të Spanjës, Banco Santander, Inditex, pronari i zinxhirit botëror të modës Zara, dhe kompaninë kineze Alibaba Group Holding, e cila u listua në bursën e Neë York Stock Exchange javën e kaluar.