Qetësia relative në tregjet financiare të Spanjës përgënjeshtron trazirat politike që po përfshijnë vendin, por nën sipërfaqe ka shenja se disa investitorë po humbasin durimin.
Kapitali dhe borxhi spanjoll kanë mbetur mbrapa homologëve të tyre që prej zgjedhjeve kombëtare jopërfundimtare më 20 dhjetor, kur për herë të parë lëvizjet populiste përçanë votën për dy partitë kryesore të vendit.
Performanca anemike deri tani ka qënë modeste, por ky hendek mund të zgjerohet teksa investitorët po kërkojnë mënyra të tjera për të vlerësuar rrezikun e një ngërçi të gjatë politik që mund të dëmtojë besimin e tregut dhe të pengojë rimëkëmbjen e vrullit në ekonominë e katërt më të madhe të Eurozonës.
Parashikimet për vlerën e aksioneve spanjolle në rënie janë në shkallën më të lartë që prej krizës së borxhit të vitit 2012, dhe një numër i madh i agjensive të investimeve kanë reduktuar ekspozimin ndaj obligacioneve të saj kombëtare.
“Pasiguria në mesin e investitorëve është rritur së tepërmi,’ tha Christoph Riniker, kreu i kërkimit strategjik të kapitalit në Julius Baer.