Kompanitë që vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të Forbes, investuan 30 milionë dollarë në sponsorizime te Novak Djokovic, zgjodhën rrugën e heshtjes, pasi tenisti serb u përjashtua nga Australian Open.
Pavarësisht kësaj, Djokovic rrezikon ende të ‘humbë’ miliona dollarë, për shkak të pozicionit të tij no-vax mbi Covid-19.
Fakte kryesore
-Në një deklaratë të dhënë për Forbes, banka me seli në Austri, Raiffeisen Bank International, pohoi se do të vijojë të sponsorizojë Novak Djokovic. “Kjo zgjedhje [sponsorizimi] nga ana e RBI është marrë më herët se ajo që i ndodhi tani Novak Djokovic, qëndrimi i tij mbi vaksinën kundër Covid-19 dhe pjesëmarrjes në Australian Open”.
-Edhe marka zvicerane e orëve Hublot konfirmoi marrëdhëniet me Djokovic, duke thënë për “Associated Press”: “Vetëm Novak Djokovic është përgjegjës për personin e tij. Nuk mund të komentojmë asnjë prej vendimeve personale. Thënë kjo, Hublot do të vijojë marrëveshjen me tenistin numër 1 në botë”.
-Për momentin, Lacoste është i vetmi sponsor i Djokovic që ka vënë në dyshim marrëdhënien e tij me atletin. Sipas CNN, një zëdhënës i kompanisë franceze të veshjeve konfirmoi se kompania do të kontaktojë Novak Djokovic dhe “do të rishqyrtojnë episode që shoqëruan përjashtimin e tij në Australi”. Sponsorët e tjerë të Djokovic, – Asics, Head, Lemero, NetJets, Peugeot dhe Ultimate Softëare Group, nuk iu përgjigjën kërkesës së Forbes për koment mbi këtë çështje.
Background
Një gjykatë federale australiane konfirmoi vendimin e qeverisë për të anuluar vizën e Djokovic, të nevojshme për të hyrë në vend, për të marrë pjesë në Australian Open, duke i dhënë fund një përplasje dyjavore mes tij dhe qeverisë australiane mbi vlefshmërinë e përjashtimit mjekësor për vaksinën Covid-19.
Djokovic duhet të përballet me të tjera “dhimbje koke” në tre turnetë e ardhshëm Grand Slim, nëse nuk vaksinohet. Ministria franceze e Sportit tha para pak ditësh se atletët nuk do të përjashtohen nga kërkesat strikte të vendit për vaksinat, duke i rrezikuar pjesëmarrjen Djokovic në French Open në maj.
Organizatorët e Kampionatit të Wimbledon, që do të nisë në qershor, nuk e garantojnë pjesëmarrjen e Djokovic, megjithëse Anglia i lejon vizitorët e pavaksinuar me një test negativ dhe karantinë. Djokovic do të përballet me certifikatën e vaksinës në SHBA për të gjithë udhëtarët, i cili ofron përjashtime të kufizuara, përpara US Open, në gusht.
Në shifra
8,18 milionë dollarë. Ky është çmimi në para që mund të humbasë Djokovic nëse nuk do të marrë pjesë në këto turne Grand Slim në vitin 2022. Vitin e kaluar, Djokovic fitoi 34.5 milionë dollarë. Kjo shifër e rendit të 46-tin në klasifikimin e atletëve më të paguar të Forbes.
/ Forbes