Kush është i ulur dhe krejt papritur vendos të merret me sport duhet të jetë i kujdesshëm, sepse nuk është aspak e sigurt që mund të korrë përfitime: nga njëra anë, sepse shpesh ju ka gjasa ta teproni dhe të lëndoheni, dhe nga ana tjetër për shkak se kjo nuk mund të shërbejë shumë në qoftë se, me përjashtim të dy apo tre orë ushtrimesh me intensitet të lartë çdo javë pjesën tjetër të kohës që ju do e kaloni ulur.
Jo vetëm sport, por edhe lëvizje
Të stërviteni kohë pas kohe nuk është e mjaftueshme: që të bëjë vërtëtë mirë lëvizja duhet të bëhet zakon vërtetë i përditshëm: një paralajmërim për më dembelët që vlen edhe veçanërisht në qoftë se ka tashmë disa probleme të vogla shëndetësore, siç dëshmohet nga një studim i publikuar kohët e fundit në European Journal of Cardiovascular Prevention sipas së cilit se ata që tashmë kanë sëmundje kardiovaskulare dhe janë mesatarisht sedentarë nuk do të shohin shohin aspak përmirësim në indekset shëndetësore duke bërë stërvitje, pavarësisht sasisë së stërvitjes.
Me pak fjalë, ajo që ka rëndësi më shumë është koha e kaluar ulur se sa sporti, siç shpjegohet nga autori, Stephanie Prince i Universitetit të Otavës në Kanada, ‘Të limitoni kohën e harxhuar ulur duke punuar në kompjuter, duke ngarë makinën apo duke shikuar TV është po aq e domosdoshme sa të rrisni minutat e aktivitetit fizik javor deri sa të arrini në sasitë e rekomanduara. Nëse lëvizni vetëm në raste të veçanta, por më pas uleni nuk do të keni përfitime. ‘