Kompania serbe, e cila e shiti gazin 20-28% nën çmimin e paguar kompanisë ruse OAO Gazprom, do të vazhdojë të kalojë humbjet në shpërndarjen e karburantit për sa kohë që qeveria do të mbulojë çmimet në të cilat është e lejuar të shitet gazi për klientët vendas, tha Menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë Dusan Bajatovic.
Monopoli serb i gazit natyral Srbijagas, është shprehur se përfitimet e saj u rritën 42 % në 2011 dhe e nxiti qeverinë të shkurtojë borxhin duke u ndihmuar nga kompani të tjera shtetërore.
Të ardhurat neto u rritën 1.25 miliardë dinarë (14.8 milionë dollarë) vitin e kaluar, nga 881 milionë dinarë në 2010.
Sipas Bajatovic, Srbijagas ka “disa propozime për qeverinë” për ta ndihmuar atë të reduktojë borxhin. Detyrimet nga kompanitë u rritën 29% në 78.4 miliard dinarë dhe “të paktën 20 % e kësaj nuk është paguar asnjëherë”, tha Bajatovic. “Rreziku është se një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve do të bëhen pjesë e borxhit publik serb”, tha ai.