West Ham do të bëhet i gjelbër. Çatia e stadiumit të Londrës, shtëpi e skuadrës së futbollit, do të mbulohet me panele diellore, në mënyrë që ta prodhojë energjinë vetë.
Projekti me vlerë 4 milionë paund, është pjesë e objektivit të London Legacy Development Corporation (LLDC) për të reduktuar emetimet e karbonit. Mendohet se panelet do të prodhojnë rreth 3 milionë kilovat energji në vit.
Ky projekt i energjisë diellore është i pari i llojit të tij në këtë shkallë dhe teknologjia e membranës është ende në fazë zhvillimi. Materialet për shtresën e jashtme të stadiumit do të përcaktohen pasi të kryhet një studim fizibiliteti, për të cilin bashkia ka pranuar të japë 45.000 paund.
Një zgjidhje mund të jetë përdorimi i një materiali të ngjashëm me një fletë me panele fotovoltaike të përfshira në të.
Një zëdhënës i London Stadium deklaroi: “Furnizimi me energji nëpërmjet diellit apo teknologjive të ngjashme është marrë në konsideratë edhe më parë, por nuk ka qenë i mundur me teknologjinë e asaj kohe. Falë zhvillimeve të fundit, barrierat e mëparshme – të cilat përfshinin ngarkesën e peshës së kërkuar në çati – tani mund të zgjidhen.
“Qëllimi i studimit të fizibilitetit është të shohë këtë aspekt dhe të përcaktojë kostot dhe përfitimet. Rezultati i këtij studimi do të përcaktojë se kur mund të bëhet i pavarur stadiumi në të ardhmen”.
Punimet për “membranën diellore” mund të nisin në gjysmën e vitit 2023 dhe energjia mund të prodhohet pas prillit të 2024.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, deklaroi: “E mbështes gjithnjë inovacionin e qytetit tonë, i mbështes gjithnjë njerëzit në qytetin tonë që janë pionierë për probleme. Londra është kryeqyteti botëror i sportit.
Mbetemi në pritje se si do të zhvillohen këto ide, por jam me të vërtetë i lumtur të shoh West Ham
të fitojë më së fundi”.
/ Time Out