Starton Lotaria Kombëtare, mund të fitohen 10 milionë lekë

10/04/2013 3:22 PM 0 komente

Prezantohet zyrtarisht fillimi i aktivitetit të Lotarisë Kombëtare, një markë pjesë e grupit Austrian Lotteries. Ambasadori austriak Florian Rauning, ka hapur ceremoninë e prezantimit në Tiranë, duke shprehur entuziasmin e tij zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe vendit të tij.

Qëllimi i Lotarisë Kombëtare është zhvillimi i lojërave në mënyrë sa më transparente, të sigurtë, me besueshmëri për publikun dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave.

“Lotaria Kombëtare bën pjesë 100% në grupin e Austrian Lotteries. Vlerat, parimet dhe faktorët e e suksesit të Austrian Lotteries, të realizuara dhe zbatuara në 26 vite eksperiencë, do të jenë gjithashtu parime bazë edhe të Lotarisë Kombëtare. Këto janë: Integriteti, Siguria, Përgjegjshmëria dhe Partneriteti. Lotaria Kombëtare do t’i zbatojë këto parime bazë në të mirë të Shqipërisë dhe popullit shqiptar gjatë 10 viteve që përfshin licensa. Për Lotarinë KOmbëtare, respektimi i ligjeve dhe rregulloreve, orientimeve dhe standardeve është pjesë thelbësore e proceseve të aktivitetit të punës”, tha Drejtori Ekzekutiv i Lotarisë Kombëtare, Peter Simoner.

Ndërkohë që përfaqësuesja e kompanisë qendrore, deklaroi se qendrueshmëria ekonomike në Shqipëri, ishin shtysa kryesore se përse Austrian Lotteries u bë pjesë e tregut shqiptar.

Zëvendësministri i Financave, në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë shqiptare në prezantim, shprehu besimin se Austrian Lotteries, do të tregojë seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Loja e parë që prezantohet është “6 nga 39”, ku kombinohen çmime të ndryshme.

Cmimi i madh, është ai prej 10 milionë lekësh të reja. Sipas zyrtarëve, cmimi i një bilete është 100 lekë.

Produktet e Lotarisë Kombëtare është planifikuar të vijnë me larmi gjatë këtij viti, duke sjellë risi dhe duke prezantuar dy lloje kartash gërvishtëse.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of