Statistika interesante: Qytetarët e Kosovës shpenzuan miliona euro në telefona

01/05/2019 12:00 PM 0 komente

Ankohen se nuk kanë jetë të mirë, por kur vjen puna për telefona janë fort dorëlirë. Për vetëm gjashtë brenda një viti, kosovarët kanë blerë nga vendet e huaja rreth 70 mijë telefona, shumica prej të cilëve janë “smartphone”. Ndërsa, për vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Kosovë kanë hyrë mbi 16 mijë telefona.  Tërë këta telefona kanë një kosto prej më shumë se 10 milionë euro.

 

Gjersa shumica e qytetarëve të Kosovës e kalojnë tërë muajin me vetëm 200 euro, të tjerë i harxhojnë këto para për një ditë duke blerë telefona të mençur.

Vetëm për tre  muajt e parë të këtij viti në Kosovë hyrë mbi 17 mijë telefona.  Vlera e tyre kap shumën e rreth 2 milionë eurove.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka treguar se taksë për tërë këta telefona është paguar rreth 1 milion euro.

“Derisa ketë vit kemi 16 mijë e  259 copë me vlerë rreth 2 milionë euro, taksat janë rreth 1 milion euro”, ka thënë ai.

Stavileci ka treguar se gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë hyrërreth 70 mijë telefona të mençur.

“Në vitin 2018 kishim import prej 69 mijë e  499 telefona me vlerë rreth 9 milionë euro, kurse taksat e paguara ishin 5.3 milionë euro”.

Në Doganë thonë se vendet e origjinës së këtyre telefonave janë të ndryshme, por që kryesojnë vendet aziatike.

Bazuar në statistikat e doganës vendi prej të cilit importohen më së shumti telefona është Kina, pasuar nga Vietnami e KoreaJugore.

Në tri vitet e fundit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 241 mijë telefona. Rreth 85 mijë telefona janë importuar në vitin 2017, pasuar nga 2016-ta me 82 mijë dhe 2015-ta me 74 mijë telefona.

Ndryshe, numri i kosovarëve që përdorin telefon mobil është më i madh se sa është edhe numri i popullsisë.

Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, ky numër ka arritur 1,981,365 përkatësisht për 13 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Monitor.al.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of