Tesla ka thuajse 32.000 pika Supercharger, që janë pjesë e 3.382 stacioneve të shpërndara në gjithë botën, por siç mund të imagjinohet, ato janë më të përhapura në vende ku prodhuesi shet pjesën më të madhe të automjeteve.
Shumica e stacioneve Supercharger ndodhen në SHBA, gjë që nuk është për t’u habitur, duke qenë se ky është vendi i themelimit dhe aty ku kompania ka nisur të bëjë biznes.
Në këtë moment, 40,85% e tyre janë në SHBA (1.215 stacione), 27,85% në Kinë (1.134), 23,7% në Europë dhe pjesa tjetër prej 7,6% të shpërndara në botë. Për vitin tjetër, prodhuesi dëshiron të rrisë numrin e Supercharger në Europë me 36,5%; në Kinë, me 33,7% dhe në SHBA me 23% – deri në 1.047 të tilla në të gjithë botën, sipas leasefetcher.co.uk.
Nëse përqendrohemi në Europë, Supercharger janë të përhapur në mënyrë jo të njëtrajtshme – vende si Gjermania dhe Franca kanë më shumë se 100 stacione (përkatësisht 105 dhe 100), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 87 stacione, Suedia – 56, Italia – 44 dhe Holanda – 36. Në ekstremin tjetër gjejmë vende si Rumania, në të cilën aktualisht janë 5 Supercharger, apo Moldavia aty pranë, me vetëm një Supercharger.
Një tjetër statistikë interesante është numri mesatar i pikave të rikarikimit për çdo stacion. Kjo gjithashtu ndryshon shumë, nga 15.7 në Holandë në më pak se 5 në vende si Zelanda e Re.
Nëse doni të thelloheni më shumë, stacionet e rikarikimit mund të grupohen edhe në bazë të numrit të pikave të rikarikimit V3.
E prezantuar në 2019-n, V3 ka rritur shpejtësinë maksimale të rikarikimit deri në 250 kW që mund të shkurtojë kohën e rikarikimit me 50%.
Në këtë drejtim, Kanadaja është lider, me 48.1% të pikave Supercharger që janë V3, ndjekur nga Kina me 42.1% e më tej Koreja e Jugut me të njëjtën përqindje, ndjekur nga Gjermania me 42%, Holanda me 38,9%, SHBA me 37.1%. Europa në tërësi merr një pjesë të pikave V3 prej 29.1%, por siç u tha më parë, kjo mund të ndryshojë shumë nga vendi në vend.
/ InsideEVs
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.