Të dhënat e statistikave të transportit tregojnë se në dy muajt e parë të vitit volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte u rrit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në lidhje me transportin ajror dhe hekurudhor të mallrave shifrat reflektojnë rënie.
“Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shkurt 2021 është 343,9 mijë ton, duke u ulur 4,4 %, krahasuar me Shkurt 2020. Në dymujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 709,6 mijë ton, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2020.
Në muajin Shkurt 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.725 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 7,7 %, krahasuar me Shkurt 2020.
Në dymujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 5.397 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 10,7 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2020. Në muajin Shkurt 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 123,9 ton, duke u ulur me 30,7 %, në krahasim me Shkurt 2020. Në dymujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 272,7 ton, duke u ulur me 23,4 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2020”thuhet në njoftimin e INSTAT.
Sipas të njëjtit publikim në Shkurt 2021, numri i fluturimeve të kryera është 972 duke shënuar një rënie me 44,5 %, në krahasim me Shkurt 2020. Ajo që bie në sy është që numri më i madh i pasagjerëve është shënuar në rrugët ajrore.
“Në Shkurt 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 26.016 pasagjerë. Krahasuar me Shkurt 2020, ky tregues është ulur 34,4 %. Në dymujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 62.248 pasagjerë, duke u ulur me 43,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin Shkurt 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 74,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Shkurt 2021 është 71.347 pasagjerë, duke u ulur me 63,2 %, krahasuar me Shkurt 2020. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dymujorin e vitit 2021 është 158.578 pasagjerë, duke u ulur me 63,9 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2020” thuhet në njoftim.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
“Në Shkurt 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 77,0 mld lekë dhe 50,4 % e tyre u transportua me det.
Në dymujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 146,2 mld lekë dhe 52,1 % e tyre u transportua me det. Sa i takon eksporteve të mallrave në Shkurt 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 58,4 %, me rrugë 34,1 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Shkurt 2021 janë rritur me 0,3 %, krahasuar me Shkurt 2020.
Në dymujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 61,5 %, me rrugë 33,7 % dhe me ajër 4,6. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 0,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Importet e mallrave në Shkurt 2021, me det zënë 46,6 %, me rrugë 48,9 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shkurt 2021 janë rritur me 14,5 %, krahasuar me Shkurt 2020. Në dymujorin e vitit 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,5 %, me rrugë 45,5 % dhe me ajër 2,8 %.
Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020” vlerëson INSTAT.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.