Arkeologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur një statujë, duke bërë kështu zbulimin më të rëndësishëm prehistorik të një shekulli, sipas muzeut britanik.
Daullja me shkumës (nuk është instrument muzikor), e cila është 5000-vjeçare, daton në periudhën kur u ndërtua Stonehenge dhe do të shfaqet si pjesë e një ekspozite të re në pjesën e zbulimeve neolitike që do të hapet më vonë gjatë këtij muaji.
Ngjashmëritë midis kësaj statuje dhe gjetjeve të tjera në vende të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë për kulturë të unifikuar në të gjithë territorin e asaj kohe.
“Është realisht një zbulim i jashtëzakonshëm, është objekti më i rëndësishëm i artit parahistorik të zbuluar në Britani në 100 vitet e fundit,” tha Neil Wilkin, kurator i ekspozitës.
Sipas muzeut, kjo daulle është “një nga objektet e dekoruara me më shumë detaje nga kjo periudhë që është zbuluar ndonjëherë në Britani dhe Irlandë”. Stili i saj rezonon me objektet e Stonehenge.
Kultura e lashtë kelte në Mbretërinë e Bashkuar
Cilindri i dekoruar u zbulua në varrin e tre fëmijëve, duart e të cilëve janë bashkuar dhe po prekin njëra-tjetrën. Ajo ishte vendosur pak mbi kokën e fëmijës më të madh, së bashku me një top shkumësi dhe një gjilpërë të bërë nga një kockë e lëmuar.
Ky zbulim u bë rreth 384 kilometra në largësi të Stonehenge, pranë fshatit Burton Agnes në veri të Anglisë.
Një tjetër plumb dhe gjilpërë, të krahasueshme me ato të këtij zbulimi, u gjetën në Stonehenge dhe në zonën përreth, duke lënë të kuptohet se njerëzit në Britani dhe Irlandë ndanin sëbashku “stile artistike dhe ndoshta edhe besime, në distanca të jashtëzakonshme”, thuhet në raport.
Koleksioni i muzeut përfshin tre daulle të ngjashme të gjetura në vitin 1889 në varrin e një fëmije, rreth 24 kilometra nga vendi i zbulimit të fundit. Këto tre objekte, të njohura si Daullet Folkton, janë ndër “objektet antike më të famshme dhe enigmatike të gjetura ndonjëherë nga gërmimet në Britani”, sipas muzeut.
Ato janë krijuar në të njëjtën kohë me fazën e parë të ndërtimit të Stonehenge, midis viteve 3005 dhe 2890 para Krishtit. / Euronews
Foto Copyright British Museum