Yield-et në nivele të ulëta rekord i tëhqoën Berkshire Hathaëay Inc, BlackRock Inc dhe huamarrësit e përtej detit drejt tregut të obligacioneve të Evropës. Tendenca nuk ka funksionuar mirë për investitorët, të cilët po vuajnë humbjet e tyre më të këqija në nëntë vjet.
Evropa u bë terren për mbledhjen e fondeve për emetuesit nga Kina deri në Brazil teksa programi i lehtësimit sasior prej 1.1 trilion eurosh i Bankës Qendrore Evropiane (1.23 trilion dollarë) nxiti rënien e kostos së huamarrjes. Kompanitë e SHBA, përfshirë Corp McDonald dhe Coca-Cola Co, udhëhoqën rritjen, duke gjeneruar më shumë para përmes shitjes së obligacioneve të denominuara në euro këtë vit se sa për të gjithë 2014-ën.
Investitorët, ndërkohë, kanë humbur dhe jane perballur me të ardhura negative teksa obligacionet referencë të rajonit ranë me ritmet më të shpejta në tre vjet. ‘Trazira’ fshiu 640 mld dollarë nga tregjet e borxhit të botës.
Kompanitë amerikane përjashtuar bankat shitën 69.8 mld euro obligacione këtë vit, përfshirë marrëveshjet fillestare nga Kinder Morgan Inc dhe Blackstone Group LP, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg. Kjo shifër tejkalon 68.9 mld euro të shitua përgjatë gjithë vitit të kaluar, i cili shënoi një rekord në të dhënat e hartuara nga Bloomberg që datojnë mbrapa në vitin 2009.