Në kuadër të zbatimit të Planit Operacional Stop Informalitetit, Qendra për Trajnimin e Administratës Tatimore dhe Doganore (QTATD) po zhvillon njëseri trajnimesh në të gjithë rajonet me qëllim aftësimin profesional të administratës tatimore në lidhje me legjislacionin fiskal. Në trajnimin që u zhvillua në Drejtorinë Rajonale Tatimore Lezhë ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z.Elton Harxhi. Sipas një njoftimi zyrtar.
“Është një aspekt shumë i rëndësishëm që Ministria e Financave dhe qendra e trajnimeve qëështë në varësi të saj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, pasi edhe në gjykimin tonë nuk është vetëm pjesa e tatim-paguesve që duhet edukuar dhe duhet rregulluar, por ka shumë për të rregulluar dhe përmirësuar dhe në aspektin e administratës tatimore dhe për këtë qëllim ne kemi treguar një fokus të veçantë duke organizuar një seri trajnimesh, të cilat synojnë në rritjen cilësore dhe në trajnimin e administratës tatimore, në kuptimin e legjislacionit fiskal dhe të përputhshmërisë me të, por jo vetëm. Ata duhet të jenëproaktivë dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në transmetimin e këtyre njohurive edhe për tatimpaguesit”, tha z.Haxhi.
Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë nënvizoi gjithashtu faktin se Plani Operacional Stop Informaliteti po zbatohet, bazuar në një model dhe analizërisku, me qëllim identifikimin e atyre tatimpaguesve, tëcilët kanë thyer rregullat.
“Nga rezultatet, apo nga faktet që vijnë nga terreni, rezulton se gjithë shkeljet më të mëdha janë kryer nga bizneset të mëdha, më shumë sesa ato të vogla. Natyrshëm që me daljen në terren të Hetimit Tatimor, do tëketë një kontroll rutinë edhe tek bizneset e vogla për përmbushje të disa komponentëve thelbësorëtë legjislacionit tatimor, siçështë: lëshimi i kuponit, apo edhe regjistrimi në organet tatimore, duke qenë se ata kryejnë një aktivitet ekonomik, por kjo nuk do të thotë që kjo është një fokus i kësaj ndërmarrjeje të Administratës Tatimore, pasi fokusi është biznesi i madh”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.