Ta fillosh ditën në mënyrë sa më pozitive është shumë e rëndësishme, sidomos në drejtim të rritjes së produktivitetit në punë. Një qasje sa më pozitive që në mëngjes është shumë e rëndësishme mbi të gjitha kur ju jeni prindër në punë. Më poshtë do të lexoni disa strategji të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të menaxhuar sa më mirë jetën profesionale dhe atë personale dhe për të reduktuar në maksimum stresin që mund t’ju krijohet. Ja se cilat janë ato:
1. Përgatituni që një natë më parë
Përgatisni veshjet tuaja dhe të fëmijëve tuaj që një ditë më parë. Cilido ka rutinën e tij, por e rëndëishme është që ju të mundoheni të përshtasni rutinën tuaj me ato të pjestarëve të tjerë të familjes.
2. Jepini fëmijëve tuaj kohë të mjaftueshme në dispozicion
Askujt nuk i pëlqen që t’i bëjë punët e tij në nxitim e sipër, dhe sidmos fëmijëve. Nëse fëmijëve tuaj i pëlqen të flenë disa minuta më shumë në mëngjes, lërini. Nëse juve ju pëlqen që ta nisni ditën duke lexuar shtypin e ditës, të pini kafen e mëgjesit në qetësi, atëherë zgjohuni disa minuta përpara. Kështu, ju mbaroni punët tuaja dhe kur fëmijët do të zgjohen do të jenë më të qetë për të vazhduar ditën.
3. Kujdesuni fillimisht për vetën
Ju duhet të kujdesuni fillimisht për veten tuaj, nëse doni të jepni më të mirën në punë dhe për familjen tuaj. Prandaj merruni me aktivitete që ju falin kënaqësi, qoftë menditimi, ushtrimet fizike, etj.
4. Ndajini punët
Njësoj si në punë ashtu edhe në shtëpi ju duhet t’i ndani punët në mënyrë të tillë që të keni kohë mjaftueshëm në dispozicion. Në këtë mënyrë ju do të jeni më të aftë dhe më produktivë si në familjë ashtu edhe në shtëpi.
5. Krijoni një “ushtri të përbashkët” me fëmijët tuaj
Mësojini fëmijëve tuaj që t’ju ndihmojnë përherë. Në varësi të moshës, ju mund t’i mësoni atyre që të përgatisin një mëngjes të thjeshtë për veten e tyre, të sistemojnë lodrat, të vishen, të lajnë dhëmbët, etj. Kështu, ju do të keni mjaftueshëm kohë në dispozicion për t’u marrë me gjëra të tjera dhe të jeni më të qetë për të nisur ditën tuaj të punës.
6. Bëni blerje online
Blerjet online janë një zgjedhje shumë e mirë për prindërit në karrierë sepse ato do t’ju kursejnë shumë kohë, të cilën ju mund ta përdorni ose për familjen tuaj ose për punën tuaj.