Strategji për të eklipsuar “tiraninë” e një lideri të keq

31/05/2019 12:28 PM 0 komente

Sigurisht që ju mund të kërkoni për një punë tjetër, por a nuk do të ishte më mirë që ju të gjenit mënyrat për të eklipsuar “tiraninë” e një bosi të keq, sesa të merrni përsipër riskun për t’u përballur me të njejtën situatë diku tjetër?

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të punosh nën drejtimin e një drejtuesi të keq, të cilët refuzojnë për të ndihmuar personat në stafin e tyre nga frika se mos ata i tejklojnë. Këta lloj drejtuesish jua vështirësojnë në maksimum punën, madje disa herë duke ju detyruar që të largoheni nga puna dhe duke ju bërë që të harroni mbi të gjitha pasionin që ju keni për profesionin tuaj.

Drejtuesit duhet të sillen si lidera të vërtetë dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, më poshtë do të lexoni disa strategji për t’u përballur me ta dhe për të eklipsuar “tiraninë e tyre”.

1. Krijoni strategji

Shumë punonjës ndihen të stresuar nga ana e drejtuesve të tyre, sepse këta të fundit shpeshherë shfaqin ndaj tyre sjellje aspak profesionale. Për të përballuar situata të tilla këshillohet që ju të krijoni strategji dhe plane veprimi për t’i paraprirë, ku një prej më të suksesshmeve është që të mos humbisni asnjëherë qetësinë dhe besimin në aftësitë tuaja.

2. Duhet të jeni të përgatitur

Përpara së të përballeni me drejtuesin tuaj, këshillohet që ju të merrni pak kohë për veten tuaj dhe të përgatiteni për të formuluar përgjigjet që ju do t’i jepni, sjelljen që do të bëni dhe reagimet që do të shfaqni. Do t’ju vinte shumë në ndihmë nëse ju do t’i shkruanit diku përgjigjet tuaja apo të praktikoheshit përpara sesa të përballeni me drejtuesin tuaj. Një strategji e tillë do t’ju ndihmojë juve që të tregoheni sa më të qetë, duke i vënë pikat mbi “i” sa i takon kërkesave apo gjërave që dëshironi të shprehni.

3. Tregohuni profesionalë

Edhe pse situatat konfliktuale duken shumë të vështira për t’u menaxhuar, ju duhet të ruani deri në fund qetësinë dhe të tregoheni profesionalë. Edhe pse shpeshherë ju mund të ndiheni të ofenduar, këshillohet që të mos përgjigjeni me të njejtën monedhë, por të drejtoheni tek burimet njerëzore të cilat më pas do të marrin të gjitha masat e duhura.

4. Mos humbisni grintën

Pavarësisht drejtuesit që keni, ju kurrë nuk duhet ta humbisni grintën për punën tuaj dhe nuk duhet ta neglizhoni atë. Shkoni në orarin e caktuar dhe mbi të gjitha mundohuni që të jeni sa më produktivë.

5. Zgjidhni

Pavarësisht strategjive të mësipërme, zgjidhjen e keni ju në dorë. Ju mund të vendosni edhe që të largoheni nga puna ku jeni aktualisht nëse situata që po kaloni duket e papërballueshme dhe të kërkoni për mundësi më të mira, ose të punoni sa më shumë, duke pasur një rendiment dhe produtivitet më të lartë, duke i treguar kështu drejtuesit se problemi kishte qenë tek ai dhe jo tek ju.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of