Nëse doni të keni një ditë sa më pozitive dhe mbi të gjitha sa më produktive, atëherë ju duhet ta nisni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rutina e mëngjesit është ajo që luan një ndikim shumë të lartë në mënyrën tuaj të jetesës dhe sidomos në rritjen e produktivitetit tuaj, gjithmonë në rast se ndiqet rutina e duhur.
Një gjë e tillë është vertetuar edhe nga studime të ndryshme, duke u cilësuar si “praktika më e mirë” që mund të ndiqet nga punonjës të ndryshëm, njëkohësisht në kompani të profileve të ndryshme.
Ja se cilat janë disa prej strategjive të cilat ju mund t’i zbatoni që në orët e para të mëngjesit dhe të shikoni rezultate shumë të mira në vijimësi të ditës:
Zgjohuni herët në mëngjes
Jo të gjithë, por pjesa më e madhe njerëzve të suksesshëm janë njerëz që ngrihen shumë herët në mëngjes. Studimet tregojnë se ata që ngrihen shumë më përpara se dita e punës të fillojë kanë kohë të mjaftueshme për t’u marrë me të gjitha gjërat që duan, mbi të gjitha duke mos nxituar që në orët e para të mëngjesit. Kështu, për shembull, CEO i Apple, Tom Cook ngrihet në 4 të mëngjesit, Jack Dorsey, CEO i Tëitter në 5 dhe Drejtori Ekzekutiv i Starbucks, Howard Schultz, ngrihet në 4.30 të mëngjesit.
Programojeni mëngjesin që një ditë më parë
Nuk do të thotë që me mbarimin e orarit zyrtar ju të keni mbaruar edhe planifikimin tuaj për një ditë më pas. Prandaj, këshillohet që të mos largoheni kurrë nga puna (ose në rast se keni mundësi mund ta programoni edhe nga shtëpia) pa planifikuar se çfarë detyrash kryesore keni lënë për t’i përfunduar nesër apo për t’i filluar nesër.
Fillojeni ditën me detyrën tuaj më të vështirë
Nëse ju do ta filloni ditën tuaj të punës duke u marrë me detyrën tuaj më të vështirë atëherë e gjtihë dita do t’ju ecë më së miri, sepse nëse ju liroheni nga detyra e vështirë atëherë çdo gjë tjetër do t’ju duket shumë e lehtë për t’u përballuar.
Pini ujë
Pasi të zgjoheni në mëngjes, gjëja e parë që duhet të bëni është të hidratoheni. Kjo është një nga praktikat më të ndjekura nga disa prej sportistëve më të suksesshëm në botë.
Zhdukini celularët
Sipas një studimi të kryer nga CarrerBuikder, celularët dhe pajisjet e tjera të teknologjisë janë edhe disa prej vrasësve më të mëdhenj të produktivitetit në punë. Duke kontrolluar vazhdimisht celularin tuaj ju mund t’i privoni vetes aftësinë për të përfunduar detyrat tuaja, prandaj këshillohet që t’i shmangni ato në maksimum.
Drita është shumë e rëndësishme
Këshillohet që ta filloni ditën duke pasur sa më shumë dritë në dhomën tuaj, qoftë natyrale apo qoftë artificiale, sepse ajo i dërgon trurit sinjale që dita ka filluar dhe atëherë trupi ndalon prodhimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flejmë, u shpreh Dr. W. Christofer Winter.
Bëni ushtrime
Richard Branson, Sheryl Sandberg dhe Mark Zuckerberg e fillojnë ditën duke u marrë me aktivitet fizik. Ushtrimet nxisin prodhimin e energjisë, rrisin motivimin dhe produktivitetin.
Ushqehuni shëndetshëm
Të gjithë dietologët rekomandojnë se vakti i parë i ditës është më i rëndësishmi nga të gjithë dhe ai duhet të jetë një balancim ushqimesh të pasura në fibra dhe proteina, duke ju ndihmuar të keni një nivel të balancuar të sheqerit në gjak dhe të ndiheni gjtihashtu të ngopur gjatë pjesës tjetër të ditës.
Disa strategji të tjera të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një ditë sa më të mbarë dhe mbi të gjitha me produktivitet të lartë janë edhe meditimi, një gjumë i rregullt, të lexoni shumë dhe të kaloni sa më shumë kohë me familjen tuaj.
Burimi: The Enterpreneur