Spanja ka kategorizuar popullsinë e saj në 15 grupe për të përcaktuar se kush do të ketë përparësi në marrjen e një vaksinë kundër koronavirusit, fushatë e cila do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm.
Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa konfirmoi se në krye të listës do të jenë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në banesa sociale dhe personeli që kujdeset për ta. Gjithashtu në fazën e parë do të jenë edhe punonjësit e shëndetësisë.
Rreth 2.5 milionë persona do të vaksinohen në fazën e parë, e cila do të zgjasë nga janari në mars.
Faza e dytë do të përfshijë spanjollë mbi 64 vjeç dhe ata që janë në grupe me rrezik të lartë. Ata që jetojnë ose punojnë në komunitete të mbyllura, si dhe njerëz të pambrojtur për shkak të mjedisit të tyre shoqëror gjithashtu do të kenë përparësi, tha ai.
Ministri deklaroi se fillimi i vaksinimit do të ndodhte në tre faza vitin e ardhshëm, ku gjerësisht e gjithë popullsia do të marrë vaksinën nga qershori i vitit 2021.
Ai tha se strategjia është fleksible, dhe varet nga pikëpamjet e ekspertëve dhe kur ka më shumë të dhëna për vaksinat dhe disponueshmërinë e tyre. Vaksinimi do të jetë falas dhe me zgjedhje të lirë.
Qeveria spanjolle ka një kontratë për të blerë rreth 140 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 80 milionë spanjollë.
“Do të ketë vaksina për të gjithë qytetarët e vendit,” tha ministri.
Ndërkohë ministri tha se, testimi i gjerë do të vazhdonte. Aktualisht më shumë se 2 mijë teste po kryhen për 100 mijë banorë për të zbuluar të infektuarit.
Plani mbarëkombëtar për periudhën e Krishtlindjes është ende i pavendosur nga qeveria spanjolle./CNN