Strategjitë e duhura për të dominuar konkurrencën

03/10/2019 3:12 PM 0 komente

Në mjedisin e sotëm konkurrues të biznesit, thjesht të arrish të mbijetosh nuk është më e mjaftueshme. Me kaq shumë shpërqendrime, si do t’ia dilni për të mposhtur të gjithë këtë zhurmë të panevojshme dhe të arrini objektivat tuaja?

Sipas Scott Hansen, strategjist biznesi, në ditët e sotme nuk mjafton që thjesht të arrini t’i mbijetoni konkurrencës, ju duhet ta dominoni atë. Ja se si mund ta arrini një gjë të tillë:

  1. Mendoni ndryshe

Nëse ju doni të doninoni hapësirën tuaj dhe të shndërroheni në biznesin numër 1 të fushës suaj, atëherë duhet të mos mendoni më si shumica dhe mbi të gjitha të mos veproni njësoj si ta. Jo më kot unë i bëj klinetëve të mi pyetjen, doni që biznesi juaj të jetë si ai i Ferrarit apo si ai i Camry-it? Unë e bëj një pyetje të tillë, sepse nga përgjigjia e saj varet ideja që kanë biznese të ndryshme mbi perspektivat e tyre. Kështu, nëse ju doni të keni një biznes si ai i Camry-it, atëherë ju do të keni shitje në nivele shumë të larta por kundrejt një çmimi të ulët, dhe ndërsa ju doni që biznesi juaj t’i ngjasojë Ferrarit, atëherë ju do të keni një numër të përzgjedhur klinetësh të cilët do t’ju paguajnë më shumë.

  1. Rëndësia e rrjteve sociale

Nëse ju takoni dikë në një event të caktuar, gjëja e parë që bëni është të shkëmbeni kartat tuaja të biznesit. Pasi largoheni nga eventi ku kishit marrë pjesë, si ju ashtu edhe të tjerët, gjëja e parë që bëjnë është të kontrollojnë uebsaitin tuaj, LinkedIn-in, dhe profilet që ju mund të keni në rrjetet e ndryshme sociale. Kjo është arsyeja se përse ju duhet t’i kushtoni një rëndësi të madhe prezantimit të tyre, sepse në momentin që dikush tjetër jua viziton faqen ju ose do t’i bini direkt në sy ose jo.

  1. Mesazh i qartë dhe profesional

Mesazhi që ju doni të përçoni duhet të jetë sa më i qartë dhe mbi të gjitha sa më profesional. Bëni kujdes sepse edhe pse një numër i madh biznesesh e dinë një gjë të tillë, mesazhet e tyre janë shumë të mërzitshëm dhe nuk kanë asnjë ndikim tek audienca. Nëse doni që mesazhi juaj të ketë ndikimin që ju prisni atëherë duhet të përqendorheni tek këto tre pika: cila është audienca tek e cila ju doni të keni ndikimin më të madh, si mund t’i vini atyre në ndihmë dhe se çfarë do t’i ofroni atyre.

  1. Tërhiqni vëmendjen e audiencës që doni

Një prej këshillave më të rëndëishme, në rast se ju doni që të dominoni konkurrencën është që të përqendroheni vetem audienca që ju intereson dhe ta tërhiqni atë sa më shumë të mundeni pas binzesit tuaj. Mos u përpiqni të keni një audiencë sa më të lartë, por përpiquni të tërhiqni atë audiencë e cila është vërtet e interesuar dhe që njëkohësisht do të jenë edhe klinetët tuaj më besnikë.

  1. Nuk duhet t’ju mungojë besimi 

Si kompania juaj mund të ketë shumë në treg, por kjo nuk duhet t’ju bëjë juve të mendoni se ajo është më e mirë se ju, përkundrazi, ju duhet të mendoni se jeni më të mirë se të tjerët. Kjo është një strategji që gjtihmonë do t’ju bëjë juve që të mos t’ju mundojë besimi në vetvete dhe mbi të gjitha të jeni gjithmonë një hap përpara konkurrentëve.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of