Studimi / Aty ku ajri është më i ndotur, ka më shumë të vdekur nga COVID-19

17/09/2020 2:14 PM 0 komente

Një studim i ri amerikan sjell në vëmendje të autoriteteve një lidhje të mundshme mes vdekshmërisë nga COVID-19 dhe ekspozimit ndaj ndotësve atmosferikë të rrezikshëm

 

Aty ku ajri është më i ndotur, koronavirusi shkakton më shumë dëme. Ky është përfundimi i një grupi kërkuesish amerikanë, të cilët krahasuan nivelet e ndotësve atmosferikë të rrezikshëm dhe vdekshmërinë për frymë nga COVID-19 në më shumë se 3 mijë qarqe në vend. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj grimcave të imëta dhe ultra të imëta i bën njerëzit më të prekshëm ndaj infeksioneve.

Tashmë ekzistojnë një numër i madh studimesh që hetojnë lidhjen mes ndotjes atmosferike dhe vdekshmërisë për të gjitha shkaqet. Në këtë kontekst është edhe studimi i ri, nën kujdesin e ProPublica dhe i publikuar në Environmental Research Letters, pasi për momentin nuk është provuar mjaftueshëm një lidhje mes kushteve të ajrit dhe cenueshmërisë nga koronavirusi.

Kërkuesit, krahasuan, indeksin e ndotjes atmosferike (National Air Toxics Assessment 2014, i fundit i disponueshëm) të agjencisë amerikane për mbrojtjen mjedisore, Epa, me vdekshmërinë për frymë nga COVID-19 në më shumë se 3 mijë qarqe në SHBA. Studimi vë në në dukje se në disa zona të vendit – jo domosdoshmërisht me dendësi të madhe popullsie, por pa dyshim me nivele të larta të ndotjes së ajrit, si për shembull zonat rurale të luginës së Mississipit, Louisiana dhe Georgia, vdekshmëria për frymë nga COVID-19 është më e lartë se ajo në zonat urbane.

Për studiuesit nuk ka shumë dyshime: ekziston një lidhje midis kushteve mjedisore paraekzistuese, në këtë rast ndotësve atmosferikë, dhe cenueshmërisë së popullsisë ndaj infeksionit.

Analiza tregon një shpjegim të mundshëm. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj grimcave, i bën njerëzit të ndjeshëm ndaj infeksioneve, jo vetëm nga koronavirusi. Ndotja e ajrit do të kishte pasoja shëndetësore në zhvillimin e formave të rënda të Covid-19, e si rrjedhojë nivel më të lartë të vdekshmërisë. Efektet për më tepër do të ishin të përhershme, si plagë që e lënë trupin të pambrojtur; dhe në të vërtetë rënia e niveleve të ndotjes së ajrit në Nju Jorkut gjatë bllokimit nuk solli efekt mbrojtëse.

Jo vetëm, analiza bëri të mundur ndërtimin e modeleve të vdekshmërisë nga COVID-19 në lidhje me përqendrimin e ndotësve atmosferikë të rrezikshëm, që duhet t’u shërbejnë institucioneve për të kuptuar vlerën e parandalimit të ndotjes, te shëndeti i popullsisë.

Burimi: Wired

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of