Studimi i Harvardit: Aeroporti i Vlorës nuk është fisibël pa një plan të gjerë zhvillimi

20/07/2020 10:00 AM 0 komente

Qendra për studime ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit analizoi dhe gjeti se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në Jug të vendit nuk është një projekt fisibël nëse nuk mbështetet me një seri politikash publike që duhet ë aplikohen për zhvillimin e turizmit dhe eksporteve.

Analiza e Harvardit ka marrë parasysh se si projekti i aeroportit  në Vlorë mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik rajonal. Gjetjet sugjerojnë se aeroporti mund të jetë i qëndrueshëm nga pikëpamja tregtare.

Fisibiliteti i Aeroportit lidhet me aktivitetet ekzistuese, të tilla si veprimtaritë ekonomike që lidhen drejtpërdrejt ose promovohen nga aeroportet, kontributi i mundshëm i aeroportit në sektorin e turizmit dhe potenciali për zhvillimin e transportit cargo si një mundësi për promovimin e eksportit.

Për secilin nga tre mundësitë fisibilieti nuk është i mundur nëse një seri politikash publike nuk ndërmerren paraprakisht në mbështetje të këtyre mundësive.

Funksionimi i aeroportit në vetvete mund të stimulojë një seri aktivitetesh ekonomike që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e trafikut ajror. Aeroportet kanë aftësinë të formojnë menjëherë strukturën ekonomike të vendeve rreth tyre, duke vepruar si konsumator dhe si furnizues i shërbimeve të transportit ajror. Jo vetëm aktivitetet në lidhje me transportin dhe logjistikën lulëzojnë rreth aeroporteve, por edhe një larmi prodhimesh, tregtia dhe ndërtimi.

Që aeroporti i ri i Shqipërisë së Jugut të ketë fisibilitet, kërkohet një planifikim i integruar, me fokus në planifikimin e pasurive të paluajtshme dhe sigurimin e infrastrukturës plotësuese.

Vendosja e një aeroporti në Vlorë ka potencialin për të nxitur zhvillimin rajonal në Shqipërinë e Jugut përmes rritjes së sektorit të turizmit dhe aktiviteteve të lidhura me të. Turizmi i Shqipërisë ka parë një rritje të fortë në dy dekadat e fundit, por ende mbetet prapa potencialit të saj. Rritja e turizmit kushtëzohet nga tregjet fqinje dhe është i përqendruar në sezon, çka kufizon më tej rritjen e sektorit. Vendosja e një aeroporti në Shqipërinë e Jugut do të lehtësonte disa nga këto kufizime të industrisë së turizmit të lidhura me transportin në vend dhe rajon, por turizmi në Jug ka mungesë organizimi, kapacitete të ulta akomodomi dhe në përgjithësi një infrastrukturë të dobët turistike.

Infrastruktura e ajrore mund të ofrojë në teori mundësi për të përmirësuar konkurrencën e eksporteve shqiptare, por zhvillimi i ngarkesave ajrore nuk është detyrë e thjeshtë.

Në rastin e Shqipërisë, jo vetëm produktet tekstile dhe bujqësore mund të eksportohen përmes ajrit. Operacionet e ngarkesave ajrore kërkojnë edhe vëllim të trafikut ajror edhe kërkesë të lartë për të eksportuar me avion, por të dy kushtet nuk kanë gjasë të realizohen lehtë.

Megjithëse potenciali për transport ajror në Shqipërinë e Jugut mund të jetë i lartë, por ai nuk është aspak i sigurt dhe nuk nënkupton siguri në të ardhmen e afërt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of