Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Studimi nga VISA

08/04/2021 2:32 PM

Studimi nga VISA: 1 në 10 konsumatorë në Shqipëri kryen pagesa nga celulari

  • Arsyet kryesore për kryerjen e pagesave nga celulari janë komoditeti, thjeshtësia dhe shpejtësia
  • Rreth 45 për qind e të gjithë të anketuarve besojnë se përdorimi i një smartphone për të paguar është më i sigurt përsa i përket masave shëndetësore të lidhura me Covid-19.
  • Përvoja personale me opsionet e pagesës është faktori kryesor për adoptimin e metodave të reja

Tiranë, 7 prill 2021 – Një në dhjetë konsumatorë në Shqipëri përdor smartphone për të paguar dhe kryer transaksione, ndërsa 30 për qind e të gjithë të anketuarve është e interesuar të përdorë këtë mundësi pagese në të ardhmen. Studimi rajonal i kryer nga Visa tregon rritjen e ndërgjegjësimit midis qytetarëve shqiptarë në lidhje me nevojën për të aplikuar teknologji moderne, duke zbuluar gjithashtu hapësirë të konsiderueshme për të përmirësuar opsionet inovative për pagesa pa kontakt nga pala tregtare.

Pothuajse 80 përqind e të anketuarve treguan se përvoja e tyre personale me mënyra të ndryshme pagese ndikoi në zgjedhjen e tyre të mënyrës së pagesës. Të anketuarit përmendin lehtësinë (44 përqind), shpejtësinë (39 përqind) dhe mungesën e rrezikut për të humbur portofolin me para (37 përqind) si përfitimet më të mëdha të pagesave nga celulari. Rreth 45 për qind e të gjithë të anketuarve besojnë se përdorimi i një smartphone për të paguar është më i sigurt për sa i përket masave shëndetësore që lidhen me Covid-19.

Kur iu kërkua të rendisnin të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat janë të gatshëm të paguajnë nëpërmjet smartphone, faturat mujore dhe shërbimet e parkimit janë në krye të listës (40 përqind), ndërsa biletat e teatrit, kinemasë dhe transportit publik vijnë në vendin e dytë (35 përqind). E treta në radhë është porosia e ushqimit (28 përqind), ndërsa pagesat në dyqane, kafene dhe restorante vijnë të katërtat (24 përqind). 22 përqind e të anketuarve janë shumë të interesuar për blerjet e mëdha të biletave për udhëtime ose blerjet e mobiljeve.

“Ne besojmë se pagesat nga celulari së shpejti do të bëhen pjesë e rutinës ditore të së gjithëve në rajonin e Evropës Juglindore, pasi ato ofrojnë komoditet, shpejtësi dhe siguri për shkak të metodave inovative të vërtetimit përmes gjurmëve të gishtave dhe ID-së së fytyrës. Duhet kohë për të pranuar zgjidhje të reja teknologjike, por pagesat celulare duhet të shikohen si një faktor i ri i formës që mundësohet nga zhvillimi i teknologjisë në një mënyrë të ngjashme si kartat pa kontakt kur ato u prezantuan për herë të parë. Duke pasur parasysh familjaritetin dhe përdorimin e teknologjisë pa kontakt në të gjitha vendet e rajonit, ne mendojmë se pranimi i pagesave celulare mund të ecë me një shpejtësi edhe më të lartë,”

tha Vladimir Djordjevic, Drejtori i Përgjithshëm i Visa për Evropën Juglindore.

Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut kryeson për sa i përket pranimit të pagesave me celular – më shumë se një e treta e konsumatorëve e përdorin këtë mundësi gjatë kryerjes së transaksioneve ditore. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia shënojnë rezultate të mira, me rreth një të katërtën e të anketuarve që paguajnë me nje një prekje nga celulari.

Pavarësisht zakoneve të ndryshme, hulumtimet tregojnë se konsumatorët nga rajoni tregojnë gatishmëri për të adoptuar teknologji moderne, qofshin ato pagesa apo metoda identifikimi, dhe për të provuar veçori të reja të smartphone-ve.

Rreth Visa Inc.
Visa Inc. (NYSE: V) është lider në botë për pagesat dixhitale. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave – duke u mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive të lulëzojnë. Rrjeti ynë global i përparuar i procesimit, VisaNet, ofron pagesa të sigurta dhe të besueshme në të gjithë botën dhe është i aftë të trajtojë më shumë se 65,000 mesazhe transaksioni në sekondë. Fokusi i palodhur i kompanisë në inovacion është një katalizator për rritjen e shpejtë të tregtisë së lidhur në çdo pajisje, dhe një forcë lëvizëse prapa ëndrrës për një të ardhme pa para ash për të gjithë, kudo. Teksa bota lëviz nga analoge në digjitale, Visa po përdor markën, produktet, njerëzit, rrjetin dhe shkallëzimin tonë për të riformuar të ardhmen e tregtisë. Për më shumë informacion, vizitoni https://www.visasoutheasteurope.com/albania.html ose https://facebook.com/visa/