Tanya Rivero e Ëall Street Journal ftoi Dr. Paul Zak, një neuroekonomist, në programin e saj të pushimit të drekës për ti shpjeguar se pse pazari i bën njerëzit të lumtur. Rezultoi se, sipas studimeve të tij, kjo nuk është e vërtetë. Zak dhe kolegët e tij në Qendrën për Studime Neuroekonomike – ‘Ne masim aktivitetin e trurit, ndërsa njerëzit marrin vendime që përfshijnë para dhe njerëz të tjerë,’ Zak shpjegoi – studiuam njerëz që bënin pazar, me disa blerës që marrin një shpërblim papritur në arkë, ose 40 dollarë kesh ose një dhuratë cokollatë e bërë vetë.
Njerëzit që morën kesh përjetuan një goditje të menjëhershme dhe të qëndrueshme të oksitocinës, hormone i dashurisë dhe lidhjes në tru. Por vetë pazari a prodhon ndjenja të lumturisë, pyeti Rivero? ‘Çuditërisht jo, në fakt,’ shpjegoi Zak. ‘Ishte stresuese gjëndja gjatë së cilës ju bëni pazar, ju keni një buxhet që duhet ti përmbaheni, ju bëni pazar nën presionin e kohës, dhe kjo nuk ëhstë me të vërtetë dicka e bukur.’ Po në lidhje me blerësit që fituan cokollata? ‘Cokollata ishte dicka e pëlqyeshme, njerëzit e pëlqyen disi, ‘ tha Zak,’ por paratë e mundin cokollatën’.