Studimi/ Tregtia elektronike lulëzoi gjatë pandemisë në Europë

22/06/2021 12:39 PM 0 komente

Numri i personave që drejtojnë blerjet e tyre drejt internetit u rrit me gati gjysmën gjatë pandemisë, ndërsa numri i atyre që do të vijojnë të blejnë në dyqane ra me një të katërtën, sipas raportit Smart E-commerce të UPS-it për vitin 2021, në bashkëpunim me YouGov.

10 mijë konsumtaroë në të gjithë Europën u anketuan në këtë studim, duke iu përgjigjur pyetjes se si pandemia e fundit ka ndikuar në kërkesën e konsumatorit për tregtinë elektronike (e-commerce) në vitet e ardhshme.

Pandemia ka rritur blerjet online në mënyrë të paprecedentë. Tregu i e-commerce po bëhet gjithnjë e më konkurrues, sidomos me shërbimin e personalizuar të klientit që përbën pastaj edhe diferencimin nga të tjerët.

Kuptimi i prioriteteve dhe pritshmërive të konsumatorëve për blerjet online është një pjesë e rëndësishme e misionit tonë për t’u ofruar partnerëve tanë me pakicë ato që kanë rëndësi për ta dhe klientët e tyre, ‘tha Yannick Mooijman, menaxheri i përgjithshëm rajonal i UPS, i cili është gjithashtu përgjegjës për Hungarinë.

Popullariteti i dyqaneve fizike në rënie

Sipas rezultateve të studimit, numri i konsumatorëve që synojnë të bëjnë shumicën ose të gjitha blerjet e tyre në internet në të ardhmen është rritur me rreth gjysmën (numri i tyre është rritur nga 10% në 15 %)

Në të njëjtën kohë, vetëm rreth 40% e të anketuarve thonë se edhe pas heqjes së kufizimeve, ata në mënyrë specifike dëshirojnë të blejnë vetëm në dyqane, duke shënuar një rënie të përgjithshme prej 26% nga periudha para pandemisë. Në secilën kategori të produkteve, ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që dëshirojnë të bëjnë blerjet e tyre online, në krahasim me më përpara.

Kënaqësia e blerjeve në dyqanet fizikë (e rëndësishme për 41%) dhe përvoja më personale (38%) vazhdojnë të mbështesin blerjet në dyqanet fizikë, ndërsa lehtësia e blerjeve nga shtëpia (48%) dhe çmimet më të lira (38%) janë faktorët kryesorë të blerjeve online .

Shumica e konsumatorëve në të gjitha kategoritë e produkteve preferojnë shitësit më të mëdhenj ndaj kompanive më të vogla, të pavarura dhe tregjeve në internet. Në të njëjtën kohë, 50% e konsumatorëve dëshirojnë të ndihmojnë bizneset e vogla në një farë mënyre. Tek shitësit online me pakicë, ushqimi (25%) dhe veshjet dhe këpucët (24%) ishin produktet më të shitura.

Faktorët përtej blerjes

Për 85% të konsumatorëve, partneri i shpërndarjes në shtëpi i shitësit me pakicë është faktori më i rëndësishëm në marrjen e vendimit të tyre, dhe 41% thanë se mund të jetë thelbësor në vendimin e tyre për të blerë në të ardhmen. Për 75% të të anketuarve, qëndrueshmëria është tashmë faktori tjetër më i rëndësishëm.

Konsumatorët duan që shitësit me pakicë të përdorin paketim që të jetë rezistent ndaj faktorëve të ndryshëm, me pothuajse 54% dhe 50%, përkatësisht, duke e kërkuar një gjë të tillë si nga markat e mëdha dhe të njohura ashtu edhe nga ato të vogla. Rreth 42% e të anketuarve duan që tregtarët të ulin gjurmën e tyre të karbonit.

Qëndrimet ndaj mediave sociale

Më shumë se gjysma e të anketuarve (60%) mendojnë se markat komunikuan shumë gjatë pandemisë dhe 57% e konsumatorëve thanë se markat më të vogla dhe të pavarura bënë një punë më të mirë duke komunikuar në mediat sociale. Në vitin 2021, numri i konsumatorëve që kërkojnë të blejnë përmes kanaleve të tregtisë elektronike mund të rritet me 15%.

Të rinjtë më të priur ndaj blerjeve online

Nuk përbën çudi faksi se grupmosha e 25-34 vjeçarëve, shpesh të konsideruar edhe si gjenerata e parë dixhitale ka më shumë mundësi të vazhdojë blerjet online edhe pas heqjes së masave ndaluese (22%) në krahasim me ata mbi 55 vjeç ( 10%). Njerëzit mbi moshën 55 vjeç (56% e tyre) janë më të prirur për t’i blerë veshjet dhe këpucët e tyre në dyqanet fizikë në krahasim më atë të grupmoshës 18-24 vjeç (34%).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of