Zvicra renditet në vendin e parë në mesin e shumë vendeve në botë për tërheqjen e profesionistëve të talentuar.
Në një raport të fundit të Shkollës së Biznesit IMD në Lozanë, analizohen 60 vende sipas kritereve për thithjen e punonjësve të kualifikuar , për vende pune profesionale dhe Zvicra kryeson listën. Kriteret e përdorura për këtë studim janë: cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit etj.
Nga tri kategori, Zvicra është e para në kategoritë e “apelimit” dhe “gatishmërisë”, të cilat përcjellin faktorë të tjerë si cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit.
Zvicra nuk ishte e mirë në koston e jetesës, derisa në kategorinë ‘investime dhe zhvillim’, Zvicra u rendit e pesta, shkruan sëissinfo.ch
Zvicra kishte rezultate të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve. Danimarka ishte në vendin e dytë, kurse Belgjika e treta. SHBA ishte në vendin e 16-të, derisa Britania e Madhe ka rënë në vendin e 21-të.