Subaru forester

17/06/2019 3:15 PM 0 komente

Përshtatja e skemës Sgp përkthehet në rritje të hapësirës së brendshme, komfortit dhe manovrueshmërisë. Sistemi EyeSight është i përditësuar gjithashtu me funksione të njohjes së fytyrës

 

E studiuar me kujdes dhe e fuqishme, Subaru Forester përfaqëson triumfin e funksionalitetit mbi formën. Megjithatë edhe kësaj radhe nuk largohet nga formula pragmatike dhe konkrete që e bëri të famshme dhe nuk lë pas dore propozimin e risive të rëndësishme: përveç përditësimeve estetike për sa i përket grilës dhe fenerëve të përparmë dhe të pasëm, në fakt, gjenerata e pestë e makinës Suv, ndërron faqe me përshtatjen e platformës Subaro global platform (Sgp), të cilën e ndan me modelet Impreza dhe XV.

E zhvilluar me qëllim përmirësimin e komfortit dhe sigurisë, arkitektura propozon, përballë një gjatësie pak a shumë të pandryshuar, një hap më të gjatë me 3.5 centimetra, i cili favorizon hapësirën për këmbët e atyre që ulen mbrapa. Nga pikëpamja e drejtimit, Forester premton përmirësim në manovrueshmëri, nivel të lartë cilësor në ecje dhe natyrisht konsum të reduktuar. Asistenca në drejtim mbetet prerogativë e sistemit EyeSight.

Paketa, e ofruar në seri (e cila përfshin frenimin automatik të emergjencës, paralajmërimin e pavullnetshëm të ndërrimit të korsisë dhe pajisjen cruise control së përshtatur), është përditësuar me funksionin e ri DriverFocus, i cili përdor një software për njohjen e fytyrës, duke monitoruar në këtë mënyrë vëmendjen dhe lodhjen e drejtuesit. Ajo shërben gjithashtu edhe për memorizimin e rregullimit të sediljeve, pasqyrave dhe preferencave për ajrin e kondicionuar: mjafton të hysh në kabinë dhe makina do të skanojë fytyrën e drejtuesit, duke përshtatur në mënyrë automatike impostimet dhe parametrat.

 

NË PRITJE TË VERSIONIT HIBRID

Në Tokio, u provuan disa ekzemplarë para-prodhimit, të pajisur me dy motorë të ndryshëm. Ekzemplari i parë kishte motor me aspirim 2.5 litra, 182 kf, të kombinuar me kambio me variacion të vazhdueshëm.

Megjithëse nuk shfaqej eksploziv në aspektin e përshpejtimit, motori i përshtatej detyrës dhe përbën një zgjidhje ideale për udhëtime të gjata me ngarkesë të plotë, apo për të përmbushur shijet e atyre që kërkojnë entuziazëm në drejtim.

Ky version, megjithatë, nuk do të mbërrijë në Itali. Vetëm hibridi mild do të jetë i disponueshëm në tregun italian. Ai do të arrijë nga fundi i vitit. Bazuar tek versioni 2.0 e-Boxer, gjithmonë i kombinuar me kambio Cvt, ka një motor që gjeneron 144 kf, me konsum të deklaruar 18 km/litër dhe spikat për shpërndarjen fluide, si dhe për mungesën e zhurmës në përgjithësi.

Në rrugë, modeli i ri Forester, përfiton nga suspensionet e rishikuara dhe traksioni integral i kolauduar, pika më e fortë e Shtëpisë, duke u dalluar për vetëpërmbajtje, reagim të shpejtë dhe saktësi të admirueshme në kthesa.

Me i lehtë dhe i shkathët se gjenerata e mëparshme, modeli suv japonez gjithashtu spikat edhe për mirë kalibrimin e ngarkesës në timon.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of