Një kambio Cvt Lineartronic dhe një motor elektrik me 17 kuaj fuqi që jep një shtytje shtesë, duke zvogëluar konsumin në qytet. Siguria është maksimale me Eyesight V3
HIBRIDE E VËRTETË
Motori e-boxer mbërrin te Impreza. Bëhet fjalë për një zgjidhje të plotë hibride që e lejon atë të lëvizë falë bashkëpunimit midis dy motorëve. Pra, me rikuperimin e energjisë në ecje të lirë dhe frenim me goditje të shkurtra me emetime zero, falë 17 kuajve fuqi të njësisë elektrike.
Dy mënyra drejtimi që zgjidhen me butonin S/I në timon: Sport dhe Inteligjent. E para favorizon veprimin e motorit termik, ndërsa e dyta punon për të promovuar efikasitetin. Kjo zgjidhje sjell përfitime të konsumit: distancat zvogëlohen paksa në qytet dhe në ciklin e përzier, por në autostradë nuk është më shumë se 11 km me një litër.
NJË EKRAN plus
Tradita e kompanisë prodhuese e do që mbi ekranin qendror të jetë edhe një ekran i vogël me informacione për ti pasur gjithmonë në sy, i cili mund të ndizet me një buton në timon.
SYTË E DREJTUAR
Sistemi Eyesight V3 i Subaru përdor tre kamera: dy të sipërmet menaxhojnë sistemet Adas dhe ofrojnë vizion stereoskopik. Në këtë mënyrë, sistemi lexon edhe ndryshimet e ngjyrave: nëse makina përpara ndez dritat e ndalimit, frenimi automatik i emergjencës paralajmëron dhe ka një kohë më të shkurtër reagimi.
GJITHÇKA E RENDITUR MIRË
Te Subaru kujdesen shumë për ekuilibrin e momentit përdredhës dhe masave, kështu që ata janë përqendruar gjithmonë në traksionin integral, të cilin ata e përcaktojnë Symmetrical Awd. Rrotat janë gjithmonë të angazhuara, me gjysmën e forcës që shkon përpara dhe gjysmën tjetër prapa.
Komponentët elektrikë (me blu) janë shtuar duke respektuar një shpërndarje të saktë të peshës në dy boshtet. 1. Motori boxer 2000 kubikë i aspiruar. 2. Njësi elektrike trefazore me magnet të përherdhëm 12,3 kW, të vendosur midis motorit me benzinë dhe kambios Cvt Lineartronic. 3. Bateri me jone litiumi 13,5 kWh, inverter, konvertues DC.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.