Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë të Bujqësisë, Vojo Bregu në intervistën për Monitor Brief Insight tha se pamundësia e buxhetit për të mbuluar skemat e subvencionimit direkt të fermerëve, pas vendosjes të TVSH-së 10% te inputet bujqësore do të rrisin kostot e prodhimit dhe çmimet me 30% për konsumatorët. Sipas z. Bregu fondi i buxhetit me vlerë 17 mln euro është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar heqjen nga përjashtimi i taksave me skema subvencionuese për fermerin. Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë të Bujqësisë, Vojo Bregu pohon se subvencionet direkte për fermerët duhet të arrijnë të paktën kufirin e Kosovës. Detajet i gjeni te intervista e plotë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.