Në këtë kategori do të jenë familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
MFPT thotë se subvencionimi do të bëhet për vitin 2021.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Vendimin e Qeverisë 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë: Familjet me asistencë sociale; Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale; Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së; Familjet e Viktimave Civile; Familjet e të Zhdukurve; Invalidët e Luftës; Personat e Verbër; dhe Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Sipas tyre, subvencionimi do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.
🔸 Familjet me asistencë sociale dhe
🔸 Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
🔹Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;
🔹Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
🔹Familjet e Viktimave Civile;
🔹Familjet e të Zhdukurve;
🔹Invalidët e Luftës;
🔹Personat e Verbër;
🔹Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.