Suedia po i çon përbërësit vendas të koktejeve në një nivel tjetër
Suedia po e çon idenë e përbërësve vendas në një nivel krejtësisht të ri, duke e kthyer veten në lokalin më të madh në botë në qiell të hapur.
Zyrtarët suedezë kanë vendosur 16 tavolina të distancuara nga njëra-tjetra në pjesë të ndryshme të vendit, ku vizitorët mund të kërkojnë për përbërësit në zonën përreth, duke përdorur burimet vendase për të përzier kokteje vërtet të veçantë, por sigurisht nën drejtimin e ekspertëve më të mirë të botës.
“Depoja e ushqimeve prej 40 milionë hektarësh me fruta, manaferra, perime dhe ujëra të kristalta të vendit është e hapur për të gjithë,” tha Jens Heed në emër të Visit Sëeden.
Disa tavolina janë vendosur pranë vendeve të njohura për kanotazh, peshkim dhe shëtitje në pyll. Një tavolinë tjetër në Suedinë perëndimore është e vendosur në mes të dy liqeneve më të mëdhenj të vendit, vetëm disa orë me makinë nga Gothenburgu. Suedia ka atë që quhet “e drejta e aksesit publik”, një ftesë e hapur për të gjithë për të shëtitur jashtë për aq kohë sa nuk bëjnë asnjë dëm.
Zyrtarët suedezë kanë publikuar disa nga recetat e koktejeve që ata kanë krijuar për programin, duke ju ofruar mundësinë për të provuar një pije freskuese verore kudo që të jeni në botë. / Travel & Leisure