Greqia pritet të arrijë një suficit të vogël primar në vitin 2015 në vend të deficitit, sikundër percpetohet në programin e saj të ndihmës ndërkombëtare, e cila do të ndihmojë Athinën gjatë shqyrtimit të përparimit të kësaj jave, referoi një zyrtar i qeverisë për Reuters.
‘Të ardhurat tona ishin më të mira se sa pritej dhe në vend të deficitit primar ne do të kemi një suficit primar,’ tha zyrtari për Reuters pak para nisjes së bisedimeve rreth shqyrtimit të paketës së shpëtimit në Athinë për reformat e pensioneve dhe objektivat fiskale.
‘Ky rezultat më i mirë do të na ndihmojë gjatë negociatave me huadhënësit mbi mënyra që duhet të përdorim për të mbuluar hendekun fiskal të këtij viti.’
Athina ka njoftuar një deficit primar prej 0.25 në vitin 2015, në përputhje me programin e saj të shpëtimit, dhe një suficit prej 0.5 për qind këtë vit.