Sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite prekin edhe tregun e naftës në Kosovë 

16/09/2019 2:06 PM 0 komente

Çmimi i naftës është rritur pas dy sulmeve ajrore në raniferitë në Arabinë Saudite, ku u shkatërrua më shumë se 5% e furnizimit gobal. Statistikat tregojnë se çmimi është rritur me mbi 10% duke shkuar në 66.28 dollarë për fuçi. E kësaj ngritje të çmimeve duket se nuk do t’i shpëtoj as Kosova. 

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka shënuar rritje të hënën. Kjo është rritja më e madhe që nga Lufta e Gjirit Persik e vitit 1991. Sulmet në stacionet e naftës në Arabinë Saudite e zvogëluan për 5 për qind prodhimin botëror.

Ngrirjen e çmimet të arit të zi duket se do ta përjetoj edhe Kosova. 

Në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës, kanë treguar se çmimi në  importin me shumicë me derivate në Kosovës është rritur.

“Në importin me shumicë që e bëjnë kompanitë e derivateve, çmimi veç është ngritur. Kjo ka ndodhur pasi në organizatën IPEK, ka pasur lëvizje të çmimit pas sulmit ndaj stacioneve të naftës në Arabinë Saudite”. 

Në këtë Shoqatë kanë thënë se edhe çmimet në shitjen me pakicë mund të lëvizin në ditët në vijim.

“Aktualisht nuk ka ndonjë lëvizje te çmimit në shitjen me pakicë. Mirëpo, mund të ketë lëvizje. Çdo herë kur ka lëvizje në tregun ndërkombëtar edhe tek në ndodh ajo.  Aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë sillen nga 1.15 cent deri në 1.16 cent për litër”. 

Ndryshe Kosova këtë vit është përballur me çmime të larta të naftës.

Qytetarët po ankohen vazhdimisht se çmimi i naftës është i papërballueshëm krahasuar me të ardhurat në Kosovë. Ndërsa në vendet e rajonit çmimi i naftës nuk është se dallon shumë nga Kosova, por paga minimale dhe ajo mesatare janë dy ose tre fish më të larta se në Kosovë.

Në bazë të disa statistikave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate.  Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, sa ka qenë çmimi gjatë vitit 2018, rezulton që kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 700 milionë litra të këtyre derivateve. Derivatet në Kosovë kryesisht importohen nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria.

Çmimet e naftës në bursën ndërkombëtare u rritën deri në 19.5 për qind dhe shkuan në 71.95 dollarë për fuçi. Kjo ishte rritja më e madhe nga janari i vitit 1991.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë dhe sulmi ndaj stacioneve të naftës në këtë shtet e ka pakësuar prodhimin për 5.7 milionë fuçi nafte në ditë. Kompania prodhuese nuk ka treguar se kur do të kthehet prodhimi i sasisë së zakonshme.

Rikthimi i normalitetit pritet t’i marrë disa javë, gjë që do ta cenonte stabilitetin e furnizimit në tregun botëror.

Sipas një instituti australian, shtetet si India, Kina dhe Indonezia, të cilat janë blerësit kryesorë të naftës arabe, do të goditen më së shumti nga zvogëlimi i prodhimit./Monitor.al/. 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of