Dy studio ligjore ndërkombëtare të rëndësishme dhe një grup me tetë agjenci mediatike kanë paguar më shumë se 4 milionë euro (4.5 milionë dollarë) muaj më parë dështimit të krijimit të Super League Europiane – sipas shifrave të para nga Bloomberg News.
Studio ligjore me seli në Londër, Clifford Chance LLP, ka marrë pjesën më të madhe të tarifave, duke faturuar një punë ligjore prej 2 milionë eurosh, siç dëshmojnë dokumentet. Latham & Watkins LLP, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka marrë 1.3 milionë euro.
Gjashtë agjenci të marrëdhënieve me publikun dhe dy shoqëri të tjera të lidhura me mediat janë paguar thuajse 800.000 euro në periudhën deri në nëntor 2020, para se krijimi i Super League Europiane të njoftohej zyrtarisht. Edhe dy agjenci të vlerësimit të kredisë kanë ndarë gjithashtu 345.000 euro në komisione.
Ndërsa investimet ishin të vogla në krahasim me dimensionin e përgjithshëm të projektit prej 4 miliardë eurosh, shpenzimet konfirmojnë se koncepti i dështuar i Super League ka pasur një periudhë të gjatë krijimi, edhe pse pas njoftimit zyrtar dështoi shumë shpejt.
Agjencitë e përfshira ishin Paloma Global dhe In-House Communications. In-House drejtohet nga Katie Perrior, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së komunikimit të ish-kryeministres britanike, Theresa May.
Pavarësisht se mori vëmendje të kushtueshme ligjore dhe publike, projekti i Super League Europiane me 12 klube dështoi pak ditë pas njoftimit të tij në prill. Klubet u tërhoqën me shpejtësi nga projekti, i mbështetur te borxhi, i financuar nga JPMorgan Chase & Co., përballë një reagimi të furishëm nga autoritetet, politikanët dhe tifozët e këtij sporti.
Pak nga pronarët e ekipeve që fillimisht iu bashkuan Ligës dolën në mbështetje të saj. Pas dështimit projektit, pronari kryesor i Liverpool FC, John W Henry, u kërkoi falje tifozëve të ekipit.
Edhe pse nëntë klube rebele kanë hequr dorë nga interesi i tyre për një Ligë më vete, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë të punojnë mbi një projekt të stilit të Superligës.