Superbowl, 5.6 milionë dollarë për një reklamë 30 sekonda

21/01/2020 9:40 AM 0 komente

Superfinalja e 54-rt futbollit amerikan do shënojë një tjetër rekord sa i përket kostos së një mesazhi publicitar. Sipas të dhënave zyrtare një spot prej 30 sekondash do të kushtojë jo më pak se 5.6 milionë dollar në ndeshjen finale që mbërthen para ekranit miliona amerikanë dhe jo vetëm.

Në finale që do të mbahet në datë 2 shkurt 2020 (3 shkurt me orarin e Shqipërisë) në Hard Rock Stadium, Miami Gardens, Florida, do të luftojnë për trofeun San Francisco 49-ers me Kansas City Chiefs.

Pjesë e spektaklit është shfaqja pas gjysmës së parë të finales (half time show) kur pritet të dalin në skenë  Jennifer Lopez dhe Shakira ndërkohë që hymni i Shteteve të Bashkuara do të këndohet nga Demi Lovato.

Interesi i jashtëzakonshëm për të parë finale e futbollit amerikan përkthehet në çmime të kripura të biletave në stadium që do të kushtojnë mesatarisht nga 2,500 USD në 3,000 USD por sigurisht që çmimi varion rreth vendit ku do shihet ndeshja dhe kohës së blerjes dhe aktualisht kushtojnë nga 950 në 5000 .

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of