Gjenerata e dytë e Suzuki Swift Hybrid “infekton” me elektrone edhe versionin Sport dhe në këtë mënyrë kompleton kalimin në hibrid të serisë aktuale që po tregtohe tnë Evropë. Swift i rinovuar ofron shumë pajisje që përfshijnë sistemet e sigurisë Adas, fenerët e plotë LED dhe gjithçka që lidhet me komoditetin
Rinovimi i familjes Swift nuk përfshin vetëm pamjen dhe prezantimin e kabinës. Azhurnimi i vërtet ka të bëjë me motorët,një 1.2 i aspiruar dhe 1.4 i mbingarkuar, por me shumë pak të përbashkëta në krahasim me paraardhësit. Në fakt, motorët janë krijuar për të rakorduar me rrjetin 12V të Swift Hybrid, të bërë më efikas nga një bateri 10 Ah në vend të 3, dhe me atë 48V me të cilën punon grupi motor prej 13.6 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 53 Nm në modelin e ri Sport. Të dy njësitë janë më pak të fuqishme.
Modeli 1.2 i elektrizuar bëri debutimin me versionin e ri Ignis, ndërsa Suv-et S-Cross dhe Vitara janë të pajisur me motorin 1.4. Por, jo vetëm kaq. Kohët e fundit është premtuar që modeli Swift Sport R1 do të jetë i pari në botë me motor hibrid që do të garojë në gara rally.
Në timonin e Sport Hybrid
Bazuar te fuqia, e cila kalon nga 140 në 129 kuaj fuqi dhe momenti përdredhës, i cili rritet me vetëm 5 Nm (nga 230 në 235) ku arrin kulmin në 2.000 dhe jo në 2.500 xhiro, metamorfoza që sjell Swift Sport në epokën e elektrifikimit është shumë e rëndësishme në çdo situatë.
Në fakt, motori 1.4 turbo shprehet pa hezitim në xhirot e ulëta falë ndihmës elektrike, duke optimizuar rrjedhshmërinë e shpërndarjes dhe duke e mbajtur atë konstante deri në mbi 5.000 xhiro për të ofruar impuls vendimtar. Metamorfoza teknologjike e këtij Swift që është më shumë se 1.000 kg,e mban atë në kategorinë e peshave të lehta.
Edhe me sistem hibrid të butë, sjellja e modelit Sport mbetet e vlerësueshme (shpejtësia kryesore, ndër të tjera është gjithnjë 210 km/orë). Në të njëjtën kohë, moduli hibrid bën të mundur rritjen e konsumit mesatar të deklaruar, nga 17.8 në 21.3 km/l, me emetime të barabarta me 106 g/km.
Modeli i ri Hibrid Top
Edhe Swift Hybrid i rinovuar, i cili është më i qetë, pasqyron karakterin e versionit të vjetër, duke propozuar besueshmërinë dhe shkathtësinë e tij. Në thelb, makina shkon edhe më mirë me motorin e ri hibrid, i cili jep 83 kuaj fuqi (në vend të 90) dhe moment përdredhës maksimal 107 Nm. Ndërveprimi midis numrave ka një efekt pozitiv, si në performancë, ashtu edhe në largësi.
Në fakt, i pari plotëson me linearitetin e përgjigjeve të konsiderueshme në të gjitha rrethanat, si kur duhet të shtyjë versionin e makinës me traksion në rrotat para, ashtu edhe në versionin me katër rrota, apo kur ndërhyn me transmetimin e ri vazhdimisht të ndryshueshëm ose me një kambio manuale me pesë raporte. Njësia elektrike në xhiro të ulëta gjeneron përshpejtim dhe përgjigje të shpejtë dhe më të butë.
Për sa i përket kapitullit të konsumit, puna ekipore midis njësive të rrymës, Swift ka një konsum mesatar të deklaruar prej 25.8 km/l me emetim88 g/km të CO2, pa ndikuar në shpejtësinë më të lartë që është gjithnjë 175 km/orë.
E pajisur mirë dhenë ofertë
Swift i rinovuar ofron shumë pajisje që përfshijnë sistemet e sigurisë Adas, fenerët e plotë LED dhe gjithçka që lidhet me komoditetin, lidhjen dhe navigimin, pavarësisht nga vendosja. Swift Hybrid përfshin opsionet Cool dhe Top. Këto versione ofrohen me çmime që variojnë nga 17,290 deri në 20.090 euro, por në këtë periudhë ofertat dhe zbritja e pakushtëzuar e Suzuki shkon deri në 4.500 euro. Oferta vlen edhe për versionin Sport Hybrid ku lista e çmimeve fillon nga 23.850 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.