Krijuesi austriak i kristaleve, Swarovski do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të tij në Serbi, ka konfirmuar kompania për televizionin austriak kombëtar, ORF. Ajo ka theksuar se nuk do të ketë rënie radikale në numrin e vendeve të punës në Austri. Sëarovski tashmë ka ndërmarrje në Kinë , Indi dhe Serbi . Sipas të dhënave të fundit , në vitin 2012, grupi Swarovski ka realizuar një xhiro prej 3.08 miliardë euro dhe ka të punësuar 30.600 njerëz në mbarë botën .