Snap, kompania e cila zotëron aplikacionin për të rinjtë Snapchat, angazhohet në qëndrueshmërinë mjedisore.Pasi njoftoi vitin e kaluar angazhimin drejt “carbon neutrality”, reduktimin e emetimeve dhe përdorimin 100% të energjisë së rinovueshme, kompania tashmë bën një hap përpara.
Snap angazhohet të “arrijë emetime zero neto e më pas, emetime negative brenda vitit 2030”.“Ky angazhim – shpjegohet në një deklaratë – lind nga vetëdija se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shmangur efektet më shkatërruese të ndryshimeve klimatike.
Produktet tona kanë një përhapje të gjerë te brezat e rinj, të cilët e kanë shumë për zemër luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Ne ndiejmë përgjegjësinë e madhe për të vepruar shpejt dhe në shkallë të gjerë për të bërë diferencën, duke u angazhuar drejt rrugëtimit ‘Net Zero’ dhe më tej, për të nxitur të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë”.
Plani i qëndrueshmërisë së Snap parashikon hapa të ndryshëm deri në vitin 2030 dhe paralelisht “investimin e të paktën 1 milion dollarë në vit deri në 2030 në sektorin e eliminimit të karbonit, për të ndihmuar në konsolidimin gradual”. Snap së bashku me 200 kompani, ka nënshkruar Climate Pledge dhe ka zhvilluar një program veprimi për klimën që synon të nxisë edhe partnerët
Ndër të tjera, ai parashikon edhe reduktimin e emetimeve të lidhura me udhëtimin nëpërmjet përditësimit të politikave të udhëtimit të korporatave dhe zhvillimine standardeve më solide për ndërtesat e qëndrueshme.