Vakti i mëngjesit në të vërtetë nuk është aspak vakt i dorës së dytë. Ndalohet ta konsumoni me nxitim, sepse ai shërben për t’iu ‘karikuar’ për pjesën tjetër të ditës: një aksiomë e vërtetë për këdo, por edhe më shumë për studentët e të gjitha moshave, duke qënë se një mëngjes i pasur dhe i mirë lidhet me nota më të mira. Këtë e konfirmon një studim i publikuar në Public Economics, sipas së cilës fëmijët dhe studentët të cilët konsumojnë ushqime me cilësi duke siguruar një furnizim të mirë me energji kanë gjithashtu performance skolastike më të kënaqshme.
Cfarë të sillni në tryezë
Çfarë të sillni në tryezë për mëngjesin e një studenti? Nevojitet një vakt i për një plotë dhe i balancuar: qumësht apo kos për proteina, peksimadhe, bukë apo drithëra (mundësisht integral) për karbohidratet komplekse, marmalatë ose mjaltë për sheqerna të thjeshtë që ju japin energji të menjëhershme, fruta sezonale për vitamina, kripëra minerale dhe fiber që favorizojnë tranzitin e zorrëve. Kupa e qumështit dhe peksimadhet nuk janë të mjaftueshme, sikundër janë për të shmangur ushqimet e përpunuara të paketuara; për ata të cilët ashurojnë kripërat, ëshrë perfekt një tost me proshutë.
E rëndësishme është të ndryshoni, në mënyrë që fëmijët dhe studëntët të mos ‘mërziten’ me të njëjtat ushqime çdo ditë, dhe zgjidhni produkte cilësie jo shumë të pasura në yndyrna dhe sheqerna që do të rrisnin në mënyrë dramatike kaloritë: nga mëngjesi, në varësi të moshës, duhet të arrijë në rreth 20-30 për qind të energjisë ditore…
Një mëngjes i pasur si ai i sapo përshkruar, në të cilën gjenden proteina karbohidrate, yndyrna dhe vitamina të mirë-balancuara, është edhe më i dobishëm për të gjithë studentët të cilët ballafaqohen me provimet e fund-vitit: nevojitet energji për të qëndruar të fokusuar dhe shmangia e vaktit të parë bën që më pas gjatë ditës të vuani nga dobësimi në kujtesë dhe vëmendje që mund të ndikojë në rezultatin e ekzaminimit.