Ekziston një vend në Hungari, përgjatë Danubit, pak kilometra larg Budapestit.
Quhet Fshati i Artistëve dhe pasuria e tij historike dhe kulturore magjeps turistët nga e gjithë bota.
Mirë se vini në Szentendre!
Szentendre, rruga e artit
Në Szentendre ju do ta ndieni artin në çdo cep. Ky vend i vogël turistik, që shtrihet përgjatë brigjeve të Danubit, ruan një pjesë të Hungarisë më autentike, krahasuar me metropolin aty pranë.
Szentendre, historia e tij
Qyteti lindi si një fortesë romake, i zgjedhur për të ruajtur dhe për të mbrojtur kufijtë e perandorisë. Emri i tij i dikurshëm Ulcisia Castra, do të thoshte “kështjella e ujkut”.
Szentendre, ndryshimi
Pasi u dëbuan legjionet romake, aty u vendosën magjiarët (u përkasin njerëzve me origjinë ugrofinike që në shekullin IX u vendosën në zonën e Hungarisë së sotme). Në shekullin XIV, Szentendre u bë strehë e serbëve ortodoksë, të cilët kishin marrë arratinë prej turqve.
Rënia dhe rilindja
Gjatë shekullit XVIII, Szentendre ra për shkak të pushtimit turk dhe rilindi më pas nën ndikimin e Perandorisë së Hasburgëve, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme tregtare, të verërave dhe industrisë së lëkurës.
Vitet ’20
Në vitet ’20, Szentendre u zgjodh nga shumë artistë si një qytet ku mund të jetonin, të takoheshin dhe të punonin. Kjo është arsyeja se pse në çdo kthinë të vendit ndihet arti dhe kultura.
Qyteti i vjetër dhe zemra e Szentendre
Qyteti i vjetër përfshin sheshin kryesor me emrin Fő tér. Në sheshin kryesor, në qendër, në një piedestal ngrihet një kryq prej hekuri, i vitit 1763, për të përkujtuar shpërthimin e murtajës. Pranë sheshit janë disa ndërtesa të stilit barok dhe disa galeri arti.
Çfarë të shihni në Szentendre
Fshati i Artistëve fsheh surpriza të bukura në çdo cep të tij. Ndër gjërat për të mos u humbur është kisha Pozsarevacska dhe Katedralja e Beogradit në stilin barok. Megjithatë bukurinë e fshatit do ta zbuloni duke shëtitur nëpër rrugët e ngushta.
Një fshat pa kohë
Duke ecur nëpër rrugët e Szentendre, do t’ju duket sikur koha ka ndalur. Ndër kafeteritë dhe restorantet e stilit vetro, mund të zbuloni Hungarinë autentike, midis rrugëve me kalldrëm, muzeve, dyqaneve artizanale dhe specialiteteve gastronomike.