T I 2014: Rritet aktiviteti në postë dhe komunikacion

11/07/2014 8:55 AM 0 komente
Shërbimi postar është rritur 4,8 % në tremujorin e parë 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku vihet re një ulje e shërbimit postar me letra të porositura 8,7 % dhe rritje në shërbimin postar me letra të thjeshta 11,5 %, raporton INSTAT.
Numri i pajtimtarëve telefonikë të telefonisë fikse në fund të muajit mars 2014 arriti 205.294 pajtimtarë, ku mbizotërojnë pajtimtarët familjarë me 190.104.
Numri pajtimtarëve është ulur 5,6 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Tirana zë peshën më të madhe të numrit të pajtimtarëve sipas qarqeve me 40,3 %.
Por sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, shifra e afarizmit në volum, e deflatuar, në seksionin “Informacioni dhe Komunikacioni”, është rritur 19,2 % në tremujorin e parë 2014 krahasuar me tremujorin e parë 2013.
Ndryshimi në tremujorin e parë 2014, i këtij treguesi paraqitet me 19,5 % rënie në aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni”, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of