Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar sot koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit, që i është dhënë me koncesion për 5 vjet një kompanie ofshore, pronarët e të cilës fshihen në parajsa fiskale.
Tabaku tha se këtë aferë e kanë denoncuar që përpara dy muajsh.
Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited”, Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.
Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Sipas Tabakut, qeveria duhet të sqarojë se çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të Durrësit, tek një kompani fantazëm.
- Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?
- Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?
- Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?
Këto pyetje duan përgjigje konkrete nga përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të ekonomisë sonë dhe i shpresës së mijëra të rinjve, tha Tabaku.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tabaku dikur ishte një politikan i kujdesshëm! Kjo kompani është shpikësi dhe themeluesi i Malta Free Port në qendër të Mesdheut. Ajo flet për një kompani tjetër? Çfarë ka ndodhur me të?