Tableti i ri Amazon Fire HD 10 nuk është aspak i veçantë, por ka çmim të lirë

30/04/2021 1:31 PM 0 komente

Tableti i ri Fire HD i Amazon nuk kanë asgjë të veçantë, por e vetmja gjë e veçantë e tyre jo nga ana e teknologjisë por nga ajo ekonomike, është se ata janë hedhur në treg me çmime të arsyeshme. Nëse jeni duke kërkuar një tablet por njëkohësisht pa dashur të “boshatisni” llogarinë tuaj bankare, ju fare mirë mund të merrni në konsideratë linjën e përditësuar të kompanisë mbi modelin Fire HD 10.

Modeli është hedhur në treg me çmim 150 dollarë amerikanë dhe ka një ekran 10,1 inç Full HD (1080piksel) – i cili është 10 për qind më i ndritshëm se versioni i 2019-s – së bashku me një kamerë të përparme 2 megapiksel dhe altoparlantë stereo të dyfishtë (me Dolby Atmos). Tableti funksionon me një procesor okta-core që shoqërohet me 3 GB RAM, kombinimi i të cilave duhet të përmbushë nevojat e lundrimit tuaj në internet.

Ai vjen në dy konfigurime të memories prej 32 GB ose 64 GB. Nëse nuk mjaftojnë, tabletët kanë hapësira për kartat microSD të cilat të krijojnë mundësinë për ruajtje informacionesh deri në 1TB. Me Fire OS, modeli i ri Fire HD 10 mbështet pamjen në ekran të ndarë, duke ju lejuar të vendosni aplikacione krah për krah në ekranin tuaj për t’u përdorur njëkohësisht. Kjo karakteristika është aktualisht e njëjtë me aplikacione si Zoom, Skype, Facebook Messenger, Kindle dhe OneNote. Siç pritej, tableti gjithashtu vjen me asistentin e zërit Alexa.

Kështu që ju mund të vendosni muzikën që preferoni apo video të ndryshme, të hapni aplikacione, të bëni pyetje dhe shumë gjëra të tjera duke përdorur vetëm zërin tuaj. Jetëgjatësia e baterisë mbetet e pandryshuar nga gjenerata e mëparshme. Modeli i ri Fire HD 10, ju mundëson deri në 12 orë përdorin, por gjithmonë në varësi të përdorimit. Për ata që duan diçka pak më të shtrenjtë, ekziston Fire HD 10 Plus me një kosto prej 180 dollarësh amerikanë. Përveç të gjitha karakteristikave të njëjta si Fire ’10’, ai ofron 4 GB RAM (në vend të 3 GB). /Masshable

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of