Sipas disa të dhënave të fundit, Tajlanda ka rezultuar si shteti me normën më të lartë të incidenteve të regjistruara (ku mund të përmendim atë të vitit të kaluar në ishullin Phuket, ku u vranë 47 turistë kinezë) sidomos si pasojë e numrit të turistëve që e vizitojnë këtë shtet gjatë sezonit turistik.
Si pasojë e një situate të tillë, shteti aziatik është përballur me një numër të madh anulimesh në rezervimin e pushimeve të shtetasve të kombësive të ndryshme, veçanërisht të britanikëve.
Prandaj, autoritetet e këtij shteti kanë vendosur se të gjithë turistët që vijnë për të kaluar pushimet e tyre në Tajlandë duhet të pajisen me siguracion të detyrueshëm të shëndetit, të cilin e marrin pasi hyjnë në shtetin tajlandez (sipas dëshirës ata mund të kenë siguracion shëndeti edhe nga shteti ku vijnë).
Qendra për Ekonominë dhe Qendra Kërkimore e Biznesit kanë kryer një studim për të evidentuar shtetin me shkallën më të lartë të incidenteve, mbështetur në ankesat që janë bërë nga turistët gjatë sezonit turistik.
Në bazë të ankesave që kishte marrë çdo shtet, ato u renditën sipas një indeksi ku shteti me numrin më të lartë të ankesave do të vlerësohej me 10 pikë dhe në rend zbritës ato shtete që kishin numrin më të ulët të incidenteve.
Tajlanda është shteti që e kryeson këtë renditje me një indeks prej 5.9 pikësh, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe Suedia, me 5.7 dhe 5.6 pikë secila.