Takimet, sa shumë kohë e çuar kot!

24/09/2019 4:59 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
GETTY IMAGES

Thuajse në çdo kompani zhvillohen takime dhe gjërat duket se po përkeqësohen. Sipas një artikulli të “Sloan Management Review” të MIT, një drejtues shpenzon mesatarisht 23 orë në javë në takime.

Tingëllon kaq shumë kohë, dhe në fakt është. Duke qenë se java mesatare e punës është 47 orë, ju po e shpenzoni rreth gjysmën e kohës suaj në javë me mbledhje. Dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e drejtuesve dhe punonjësve punojnë rreth 45 vjet, sipas një përllogaritje, ju shpenzoni rreth 22 vjet në takime.

Disa prej këtyre takimeve, padyshim janë produktive, por të paktën një e treta e kohës së shpenzuar në takime shpërdorohet në biseda të parëndësishme, torturuese dhe prezantime të mërzitshme.

Bëni pak llogaritë.

Ju do të kaloni 7 vite të jetës suaj në takime të kota, të mërzitshme, të padobishme. Pa mendoni, çfarë mund të bënit tjetër në këto 7 vite? Mund të merrnit një tjetër diplomë. Mund të shkruanit libra. Mund të përmirësonit aftësitë tuaja. Ose mund ta kalonit kohën duke u argëtuar. Por në vend të kësaj, ju po e çoni dëm kohën tuaj. Pse? Sepse ju (dhe njerëzit që ju rrethojnë) nuk po bëni çfarë është e nevojshme për të mbajtur takime të shkurtra dhe për të arritur menjëherë te thelbi.

A ndiheni i zemëruar? Mirë!

Më poshtë janë tri këshilla për të rikuperuar kohën e humbur.

1.Mos përdorni PowerPoint

Skemat janë një mënyrë e tmerrshme dhe joefikase për të komunikuar. Ato detyrojnë çdokënd të thithin informacione me shpejtësinë me të cilën flet prezantuesi. Ndër të tjera, një kërkim i Harvardit tregon se vizualizimi i fjalëve ndërkohë që komunikohet diçka redukton ndjeshëm të kuptuarin.
Pra kur bëhet fjalë për PowerPoint, thojini jo. Sipërmarrës të famshëm si Jeff Bezos, Mark Cuban dhe Tony Robbins kanë hequr dorë nga kjo formë komunikimi në mbledhje.

2.Mos mbani asnjë takim më shumë se 30 minuta.

Sa më shumë të zgjasë një takim, aq më shumë ka të ngjarë të bëhet një humbje kohe. Mbledhjet nuk duhet të shndërrohen në leksione për përcjelljen e informacionit. Çdo takim duhet të ketë një axhendë, e cila duhet të përmbushet në më pak se 30 minuta.

3.Nëse nuk ka vlerë, largohuni menjëherë

Elon Musk ka një rregull brilant: “Nëse nuk i shtoni vlerë një takimi, largohuni menjëherë apo ndërpriteni atë menjëherë (nëse është online). Nuk është diçka e pasjellshme. Diçka e pasjellshme është që njerëzit presin prej jush që ju të shpërdoroni kohën tuaj të çmuar. Ata janë si një flokë bore dhe fyen nëse ju largoheni. Edhe nëse tregoheni pak i tillë, a nuk vlejnë 7 vjet të jetës suaj më shumë se sa një sjellje e tillë?

*Geoffrey James, Contributing editor, Inc.com@Sales_Source
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of