Ka nisur mbledhja e tetë mes dy qeverive Shqipëri Kosovë, e cila po mbahet në Prishtinë, ku pritet të firmosen 19 marrëveshje mes dy vendeve.
Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se mbledhjet po kthehet gjinjtë edhe më efektive. Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se mbledhjet e qeverive kanë dhënë rezultate konkrete, duke ndalur te shkëmbimet tregtare.
“Këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta e më efektive se kurrë më parë. Marrëdhëniet mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund.
Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme”, tha Kurti.
“Kur kemi nisur punë nga afër kemi pasur një volum të shërbimeve tregtare 160 milionë euro, ndërsa sot shpenzojmë 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 milionë euro në 2021 139 milionë euro. E fundit që dua të sjellë në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 milionë në 2018. Ndërkohë jemi në 41 milionë në vitin 2021, një indikator shumë i mirë. Kemi mundësinë ta intesfikojmë dhe të shtojmë volumin e investimeve.
Kemi ardhur me përfaqësues të kompanive për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit i cili shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me Portin pritës në Durrës dhe Portin e Thatë të Prishtinës çka përben një projekt me rëndësi strategjik i cili ka brenda edhe projektin e hekurudhës. Porti ushtarak me bazë të NATO-së në Durrës.’- tha Rama.
Gjatë mbledhjes së sotme, u nënshkruan 19 marrëveshje të reja mes dy vendeve.
Protokolli i ri për kontrollin kufitar do të shmangë kontrollet gjatë sezonit veror të shtetasve që lëvizin mea dy vendeve, për të lehtësuar fluksin e lëvizjes së njerëzve dhe turizmin. Gjatë fundjavave dhe festave zyrtare për periudhën qershor-shtator, mes dy vendeve nuk do të ketë kontrolle të shtetasve në kufi.
Dy qeveritë ranë dakord për të ngritur grupin e punës që do të përgatisë studimin për Bashkimin Doganor mes dy vendeve.
Marrëveshje tjetër e rëndësishme ishte ajo administrative për zbatimin e njohjes së sigurimeve shoqërore mes dy vendeve.
Palët nënshkruan marrëveshjen për kryerjen e studimit të fizibilizetit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Në sektorin bujqësor, u nënshkrua një marrëveshje për programet e mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Në sektorin energjetik, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimin për mbështetjen e ndërsjelltë në raste emergjencash energjetike dhe marrëveshja për zhvillimjm e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Vlorë.
Në fushën e Arsimit, palët nënshkruan marrëveshjen për pranimin e ndërsjelltë të studentëve në shkollat e larta të të dy vendeve.
Në mbledhje u nënshkrua edhe marrëveshja për financimin e përbashkët të projektit albanologjik të Enciklopedisë Shqiptare.
Në përditësim
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.