Është mbajtur takim në mes të drejtoreve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Mes temave të diskutimit siç thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës ka qenë bashkëpunimi në fushën e doganave dhe diskutimin e çështjeve operative me qellim te përmirësimit të infrastrukturës së përbashkët kufitare.
“Mbahet takimi në mes të drejtoreve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë .Vërmicë 29 tetor 2020, Në vijim të takimeve në mes të mes qeverive, takimi i dy drejtoreve kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e doganave dhe diskutimin e çështjeve operative me qellim te përmirësimit të infrastrukturës së përbashkët kufitare”.
Në këtë takim kanë marrë pjesë U.D. i Drejtorit të përgjithshëm Bajram Rexha me bashkëpunëtor derisa Dogana Shqiptare ishte Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli
“Temat e diskutuara sot në takimi e përbashkët ishin: – Funksionimi i zyrës së DK dhe procedura e transitit nga porti i Durrësit; – Funksionimi i pikë kalimit të përbashkët – bashkëpunimi dhe sfidat; – Analiza e rekomandimeve të dala nga takimi i fundit i DP (Morinë – 21.07.2020); – Situata e pandemisë – sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet doganore;- Bashkëpunimi në zbatim të ligjit mes DK dhe asaj Shqiptare”
Të dyja doganat tashme kanë bërë gati infrastrukturën për te siguruar lehtësira për bizneset dhe funksionim të zgjeruar te zyrës se Kosovës ne portin e Durrësit. Edhe ky takim thellon bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të dy doganave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.